Arbër Çepani zbulon ekskluzivisht për TAR gjithçka që nuk dinim rreth eksperiencës së tij në “DWTS”!
Sot i ftuar në “Çdo gjë është ashtu si duket” ka qenë një nga konkurrentët e “Dancing With The Stars”, Arbër Çepani. Të gjithë e identifikojmë si fituesi i “Big Brother 1” dhe si sipërmarrës mjaft të suksesshëm por tahmë do ta shikojmë edhe në një tjetër dimension. Si e ka pritur ftesën për të qenë pjesë e “Dancing With The Stars”?
Mua më pëlqen gjithmonë të sfidoj veten në situata të ndryshme sepse më heq pak nga monotonia e përditshme që në Shqipëri na zë në mënyrë kolektive. Këto janë disa pickime që të sjellin një lloj pozitiviteti ndryshe. Të them të drejtën kur më ka ardhur ftesa për të qenë pjesë e “Dancing With The Stars” as që e prisja dhe nuk e mendoja momentin e duhur. Kur të vjen ftesa nuk i thua dot jo. Që pas ditës së parë në prova më ka ndryshuar komplet perceptimi. Është një lloj spektakli dhe evenimenti që edhe nëse ti nuk e kishe prioritet më parë ty të vihet direkt në mënyrë automatike sepse është një kompeticion që të kap edhe një lloj sedre dhe nuk e lë dot më. Është një spektakël që të tërheq aq shumë dhe do patjetër dinjitet dhe kënaqësi.
Sipërmarrësi i njohur duke qenë se ka jetuar për më shumë se gjashtë vite në Kubë ka treguar edhe disa nga momentet më të bukura dhe më të veçanta gjatë qëndrimit të tij atje dhe që ende i kujton, ndër të tjera ka treguar gjithashtu se edhe stafit të ‘DWTS” i ka kërkuar sa më shumë kërcime latine që të nxjerrin në pah energjinë e shpirtit.
Ka pasur shumë bashkëbisedime me disa pjestarë të ndryshëm të ‘Dancing’ sa i përket historikut tim dhe çdo gjëje që kam bërë prandaj janë munduar që të marrin atë që vlen. Çdo gjë vjen me impakt njerëzor. Besoj jo vetëm në rastin tim por me të gjithë konkurrentët ka ndodhur e njëjta gjë, sidomos për natën e parë që kanë qenë shumë të goditura kërcimet. Kërcimi të ndryshon pozitivisht, është një terapi fantastike për mendjen.