Paketa e re fiskale, ekspertët: Duhet të barazohen taksat e kapitalit dhe të punës

vovalbania October 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Paketa e re fiskale, ekspertët: Duhet të barazohen taksat e kapitalit dhe të punës

Paketa e re fiskale qëllim kryesor ka uljen e informalitetit në ekonomi. Në kushtet e krizës së çmimeve, dëmet që bëhen nga lëshimi i faturave pa TVSH është edhe më i lartë në buxhetin e shtetit.

Kështu gjobat për bizneset e mëdha arrijnë deri në 1.5 milionë lekë(të reja). Rritje të gjobës ka edhe për bizneset që nuk deklarojnë pagat.

Kjo sipas Tatimeve vjen pasi në vitin e kaluar u evidentua një numër i lartë shkelësish. Ekspertët shprehen se gjobat do të frikësojnë bizneset evazore.

Në paketën e re fiskale është i përfshirë edhe hartimi i një kuadri ligjor për kontrollin e individëve të pasur, por paketa nuk përmban kërkesat e shumta të opozitës si heqja e TVSH-së për produktet e shportës apo për karburantet. Lehtësimet janë kryesisht për sektorin energjetik

“Mendoj që ulja e TVSH-së nuk mund të bëhet në kushtet kur ekonomia jonë ka nivel kaq të lartë informaliteti”- shprehet eksperti për çështjet fiskale Eduart Gjokutaj.

Sipas ekspertëve, paketa duhej të përmbante një tjetër masë, barazinë e taksave mes kapitalit dhe punës. Masa e tatimit mbi dividentin është 8%, ndërsa pagat taksohen nga 13 – 23%.

“Në këtë paketë mendoj që duhej të arrihej barazia fiskale dhe kapitali, të taksohej njësoj si puna”- shton eksperti./tch

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65836 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE