Sara Hoxha kërkon ndihmë dhe arsyeja është “Dancing With the Stars”!
Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me balerinët profesionistë do të dhurojnë show çdo të premte dhe mund ta themi tashmë që premiera e DWTS nuk zhgënjeu.
Këtë sezon Sara është një nga konkurrentet e spektaklit dhe siç tanimë të gjithë na e kanë treguar se po punojnë shumë në prova që të kenë rezultate sa më të mira të premteve. Mirëpo, punë pa lodhje dhe dhimbje nuk ka dhe ‘pasojat’ na i ka treguar vetë bukuroshja teksa ka postuar këmbët e saj të dëmtuara gjatë provave dhe krahas ka shkruar:
Dikush të më ndihmojë
Mes vipave të shumtë që ishin prezentë në natën e parë të spektaklit, mund të shohim dhe gjyshen e artistit Ledri Vula. Duket se familja e Ledrit e ka përkrahur këtë rrugëtim të Sara Hoxhës, teksa siç u tha dhe në show, ‘e kemi zhvendosur nga Prishtina në Tiranë familjarisht’.
Gjyshja e Ledrit është parë në prapaskena duke përqafuar dhe puthur Sarën, teksa edhe ka qarë gjatë performancës së saj. Çaste emocionuese këto dhe me siguri Sara ndihet shumë me fat që ka një përkrahje të tillë nga familja e partnerit të saj. Epo shumë suksese Sara dhe Luixhino në kërcimin e javës së ardhshme!