Aty ku tryeza shndërrohet në një skenë, ju njohim me restorantin më të shtrenjtë në botë!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Aty ku tryeza shndërrohet në një skenë, ju njohim me restorantin më të shtrenjtë në botë!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10//aty-ku-tryeza-shnderrohet-ne-nje-skene-ju-njohim-me-restorantin-me-te-shtrenjte-ne-bote.jpg)
Restoranti më i shtrenjtë në botë ndodhet në Ibiza. ‘Sublimotion’ gjendet konkretisht në hotelin ‘Hard Rock’ dhe drejtohet nga shefi i kuzhinës Paco Roncero, me dy yje Michelin. Çmimi i menusë është plot 1800 euro. Një çmim i tillë është vendosur sepse përveç ushqimit, paguhet edhe për një aventurë ekskluzive dhe inovative, ku pranohen vetëm 12 klientë në natë.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10/aty-ku-tryeza-shnderrohet-ne-nje-skene-ju-njohim-me-restorantin-me-te-shtrenjte-ne-bote-634919c1ca446.jpg)
Përvoja në këtë restorant, në faqen e internetit të restorantit, përshkruhet si performanca e parë gastronomike e krijuar për të rritur kënaqësinë e të ulurit për të ngrënë në tavolinë, bazuar në një art të ri skenik që bashkon kuzhinën e rafinuar, teknologjinë, skenën dhe argëtimin. Sublimotion thekson se, përmes konceptit të tij gastronomik, është i aftë të shndërrojë tryezën në skenë dhe klientin në protagonist.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10/aty-ku-tryeza-shnderrohet-ne-nje-skene-ju-njohim-me-restorantin-me-te-shtrenjte-ne-bote-634919c4b805a.jpg)
Paco Roncero shpjegon se tavolina është një skenë ku shumë gjëra ndodhin mbi të dhe rreth saj. Restoranti thekson në faqen e tij të internetit se Sublimotion është rezultat i bashkimit të një ekipi kuzhine të përbërë nga 10 yje Michelin dhe punës me dizajnerët, inxhinierët, skenaristët dhe kompozitorët më të shkëlqyer.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10/aty-ku-tryeza-shnderrohet-ne-nje-skene-ju-njohim-me-restorantin-me-te-shtrenjte-ne-bote-634919c5a47cc.jpg)
Shefi i kuzhinës Paco Roncero thekson se me eksperiencën gastronomike, që zgjat rreth tre orë, të ofruar në këtë ambient luksoz, ka pasur një ndryshim në mënyrën e të ushqyerit. Përtej ekskluzivitetit të shërbimit vetëm për 12 klientë në natë, duhet theksuar se restoranti është i hapur vetëm në Ibiza gjatë sezonit të verës. Më pas transferohet në Dubai, ku hap dyert çdo nëntor.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10/aty-ku-tryeza-shnderrohet-ne-nje-skene-ju-njohim-me-restorantin-me-te-shtrenjte-ne-bote-634919c703bfb.jpg)
Ndërkaq, në vitin 2021 rikujtojmë se restoranti “Noma” i shqiptarit Renè Rexhepi u shpall si restoranti më i mirë në botë për herë të pestë. Restoranti i Rexhepit ka qenë standardi i kuzhinës së re nordike për një dekadë dhe lindja e një lëvizjeje që ka ndikuar në të gjithë restorantet në botë.