BE kërcënon Serbinë me pezullim të liberalizimit të vizave!

vovalbania October 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BE kërcënon Serbinë me pezullim të liberalizimit të vizave!

Eurokomisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson nuk përjashton mundësinë që Bashkimi Europian të pezullojë liberalizimin e vizave për Serbinë. Kjo për shkak të rritjes së madhe të emigrantëve që shkojnë në BE përmes këtij vendi. Pikërisht për rritjen e numrit të emigrantëve nëpërmjet asaj që njihet si “Rruga Ballkanike” po diskutojnë ministrat e Brendshëm të shteteve të Unionit, në Luksemburg.

Në rastin e Serbisë, si problem serioz theksohet mungesa e përshtatjes së regjimit të vizave me të BE-së. Qytetarëve të disa shteteve të treta, Beogradi u lejon hyrjen në territorin serb. Më pas, ata vazhdojnë udhëtimin drejt BE-së. Shpresoj që Serbia dhe partnerët e tjerë nga Ballkani Perëndimor të bashkëpunojnë me ne e të përshtasin regjimin e tyre të vizave me atë të BE-së. Por, në këtë moment kjo nuk është diçka që mund të përjashtohet.

Në veçanti, Johansson nënvizoi faktin se qytetarët nga Kuba, Burundi, India, etj, shkojnë në numër më të madh në Union përmes Ballkanit, si dhe shtoi se me këtë çështje duhet të merren të gjithë.

Ajo që bën Komisioni Europian e në këtë drejtim do të punojë edhe më shumë, është që mesazhi të arrijë deri te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, se na duhet përshtatje e regjimit të vizave, që të ndalet vala e atyre që vijnë pa viza në Ballkan e vazhdojnë drejt BE-së.

Për çështjen e rritjes së numrit të emigrantëve që në BE shkojnë përmes Ballkanit Perëndimor, foli edhe ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakushan.

Po shoh numër gjithnjë e më të madh të emigrantëve, të cilët në BE po vijnë përmes “Rrugës së Ballkanit Perëndimor” dhe ne po i shohim pasojat në çdo kënd të BE-së. Në nëntë muajt e parë të vitit, përmes Ballkanit Perëndimor, në BE shkuan mbi 106 emigrantë ilegalë.

Bashkimi Europian mund të aktivizojë mekanizmat e pezullimit të vizave në rast se vlerëson se ekziston rrezik nga emigrimi masiv. Austria, Hungaria dhe Serbia do të forcojnë kontrollin kufitar me Maqedoninë e Veriut për të ndalur rritjen e numrit të emigrantëve drejt Bashkimit Europian. Kjo u tha pas një takimi të përfaqësuesve të tre vendeve, të mbajtur në Beograd, më 6 tetor. Gjithashtu u konfirmua se një nga masat e para do të jetë përshtatja e politikës së vizave të Serbisë me BE-në. Serbia e fitoi liberalizimin e vizave me BE-në në vitin 2009.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE