Gruaja alergjike ndaj perimeve deklaron se ushqehet vetëm me mish dhe këtë e siguron nga gjuetia!
43-vjeçarja Colette Crick nga Bedfordviwë në Afrikën e Jugut është nënë e dy fëmijëve dhe pasioni i saj më i madh është gjuetia dhe kjo jo rastësisht. Pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj, Colette e kaloi e sëmurë, por ajo thotë se gjendja e saj u rregullua në momentin kur nisi të konsumojë një dietë të pasur me proteina në moshën 18-vjeçare.
Ndërkohë, problemet për të u rishfaqën kur vendosi të kishte një fëmijë dhe hoqi dorë nga proteinat. Në atë kohë, ajo bëri një test ADN-je dhe zbuloi se kishte alergji nga salicilati, një kimikat natyral te bimët, i cili i mbron ato nga sëmundjet. Aty ndryshoi gjithçka dhe Colette Crick vendosi të hante vetëm mish, ndërsa nisi të dilte në gjueti.
Ajo rrëfen se edhe djali i saj i vogël Colt ka të njëjtën problem dhe për këtë arsye ka nisur ta mësojë atë me të njëjtin stil jetese. 43-vjeçarja ka blerë një hark dhe për gati një vit u stërvit për të qenë gati për gjueti.
Mënyra më e mirë që ta siguroja mishin pa hormone ishte që ta gjuaja vetë atë. Tani dalë në gjueti vetëm kur mishi është drejt fundit në frigoriferin tim. Vras vetëm atë që planifikoj të ha. Gati 90% e ushqimit që ha e siguroj nga gjuetia.
Ajo shpjegon se është krenare për zgjedhjet e saj.
Familja ime është shumë mbështetëse, e impresionuar dhe fëmijët e mi janë krenarë për mamanë e tyre. Kam patur urtikarie, ekzemë, dhimbje fyti, luhatje humori, ankth, dispepsi dhe pagjumësi. Gjithçka që bëja për të qenë e shëndetshme po helmonte trupin tim. Unë isha duke bërë smoothie frutash dhe perimesh dhe të gjitha këto ishin shumë toksike për mua. Mënyra më e mirë për të siguruar që mishi im të ishte vërtet i lirë dhe pa hormone ishte ta gjuaja vetë.