“Pse pikërisht nga fëmijët e tu mua më trajtove si qen?”/Britney Spears nuk lodhet me akuzat kundrejt babait të saj!

vovalbania October 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pse pikërisht nga fëmijët e tu mua më trajtove si qen?”/Britney Spears nuk lodhet me akuzat kundrejt babait të saj!

Komentet e fundit të yllit të muzikës pop Britney Spears për të atin Jamie, ishin vërtet të rënda. Këngëtarja vijoi me akuzat e ashpra ndaj të afërmve të saj. Këtë radhë, përmes një postimi në Instagram, ajo akuzoi të atin Jamie Spears, se e kishte trajtuar atë si një qen.

Pse ti dhe familja më keni trajtuar si një qen? Çfarë ju bën juve kaq të veçantë? Çfarë i bën fëmijët tuaj, të tjerë kaq të veçantë sa mua zgjodhët të më trajtonit si një qen?

Britney u shpreh se i lutet Zotit që i ati të përjetojë vetëm 5 minuta nga dhimbja që ajo ka ndjerë duke shtuar:

Uroj të digjesh në ferr. Do e them deri ditën e fundit të jetës sime, familja ime më shkatërroi jetën.

Së fundmi, ylli i muzikës pop ka pretenduar gjithashtu se nëna e saj, Lynne Spears, një herë e goditi aq fort për shkak se qëndroi jashtë deri në orët e vona, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e këngëtares. Autorja e “Toxic” më tej pretendoi se incidenti ndodhi pasi Kevin Federline me të cilin ajo ndan djemtë Jayden James dhe Sean Preston u largua nga ajo. Nëna e saj Lynne Spears i kërkoi falje vajzës së saj në mënyrë që të komunikonin më njëra-tjetrën por Britney reagoi duke i thënë që “Ik p*rdhu”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65730 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE