KED i jep dritën jeshile kandidimit për në Kushtetuese të Dvoranit e Ibrahimit!

vovalbania October 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
KED i jep dritën jeshile kandidimit për në Kushtetuese të Dvoranit e Ibrahimit!

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD i jep dritën jeshile Ardian Dvoranit, duke e lejuar të kandidojë për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. KED vendosi lejimin edhe të kandidimit të Gent Ibrahimit. Deri tani, kandidimi për Ibrahimin ishte mbajtur pezull për shkak të një problemi me pasqyrimin financiar. KED kërkoi ekspert për të ardhurat e shpenzimet e pas raportit të ekspertit u dha dakordësi për kandidaturën.

Ndërkohë, sa i përket Dvoranit, aktualisht mban postin e gjyqtarit në Apelin Administrativ, ndërsa më parë ka qenë edhe anëtar i Gjykatës së Lartë. Po ashtu, u kallëzua “Për falsifikim” nga Ilir Meta, në kohën kur ishte President i Republikës. Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e GJKKO-së për pushimin e hetimit. Debati dhe përplasja Meta-Dvorani u bë për çështjen e listës për në Gjykatën Kushtetuese kur gjyqtari drejtonte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, përfaqësuesit të Avokatit të Popullit si edhe përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e premte datë 14 tetor 2022, mbledhjen e tij të radhës.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, referuar rendit të ditës pasi u njoh me materialin e përgatitur nga relatori për kandidatin z. Ardian Dvorani, për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese z. Altin Binaj, të shpallur nga Kuvendi i Republikës, vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.

Ndërsa lidhur me pikën e dytë të rendit, që kishte të bënte me diskutimin e aktit të ekspertimit për komponentin pasuror, të kryer për kandidatin z.Gent Ibrahimi, i cili kandidon për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese z.Përparim Kalo, të shpallur nga Presidenti i Republikës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mbasi administroi aktin e ekspertimit dhe procedoi me pyetjen e ekspertit të thirrur për dhënien e sqarimeve për përmbajtjen e tij, në përfundim vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65688 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE