Mesa duket kemi ende për të mësuar mbi Georgina Rodriguez, së shpejti vjen sezoni i dytë i dokumentarit të saj!

vovalbania October 15, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Mesa duket kemi ende për të mësuar mbi Georgina Rodriguez, së shpejti vjen sezoni i dytë i dokumentarit të saj!

Dokumentari i Georgina Rodriguez “Soy Georgina” ishte aq i suksesshëm sa Netflix nuk humbi kohë të niste punën për një sezon të dytë, që për momentin, nuk ka akoma një datë publikimi. Sezoni i parë u prit mjaft mirë nga audienca dhe tregonte aspektin më të afërt të saj, në të cilin Georgina shihej me familjen dhe miqtë.

Në imazhet e para që ka shpërndarë, modelja shfaqet mes kamerave, e veshur me një fustan elegant dhe e ulur në një karrige. Gjatë këtij seti, Georgina gjithashtu zbuloi se xhirimet e këtij projekti kanë nisur që në muajin shtator.

Në këtë sezon të dytë, Georgina do të tregojë se si po përballet me aspekte të ndryshme të jetës që kanë shënuar familjen e saj vitin e kaluar, si humbja e njërit prej binjakëve dhe lindja e Bella Esmeralda prillin e kaluar. Georgina do të kujtojë edhe pasionin e saj për baletin, siç e ka treguar në postimet e fundit, të cilat brenda një kohe të shkurtër janë mbushur me komente dhe reagime pozitive të fansave të saj që tregojnë entuziazmin për të parë sezonin e ri të dokumentarit.

Sezoni i parë i “Soy Georgina” arriti të thyente rekorde shikueshmërie në Netflix. Që në episodet e para, ajo rrëfeu se si i ka ndryshuar jeta, nga një shitëse butiku në gruan e një prej futbollistëve më të famshëm dhe më të paguar në botë.

Shpesh është e lehtë për tifozët të harrojnë se futbollistët profesionistë dhe të famshëm në nivelin më të lartë janë gjithashtu qenie njerëzore dhe në këtë rast edhe Cristiano Ronaldo me Georgina Rodriguez nuk janë të ndryshëm. Sulmuesi portugez pësoi atë që konsiderohet si një nga dhimbjet më të rënda emocionale që një njeri mund të durojë kur humbi një fëmijë në prill të 2022.

Georgina ishte në pritje të dy binjakëve, por ishte në gjendje të lindte vetëm një nga foshnjat, vogëlushen ndërsa djali i tyre nuk mund t’ia dilte. Rodriguez ka pranuar se ky episod ka qenë periudha më e keqe e jetës së saj, madje ka pyetur veten se si mund të vazhdonte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65796 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE