Për djalin që i ndryshoi jetën, Fedez sot feston ditëlindjen dhe Chiara Ferragni e uron nga krevati…

vovalbania October 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për djalin që i ndryshoi jetën, Fedez sot feston ditëlindjen dhe Chiara Ferragni e uron nga krevati…

Këngëtari i njohur italian Fedez feston sot ditëlindjen dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një urim nga bashkëshortja e tij, blogerja e njohur Chiara Ferragni. Kjo e fundit ka zgjedhur të postojë një foto seksi të të dyve në shtrat që mori shumë vëmendje. Ndërkaq, Chiara shkruan:

Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, djalit që më ndryshoi jetën 6 vite më parë dhe më ndihmoi të krijoja familjen tonë të ëndrrave. Për shumë vite të lumtura dhe plot pasion bashkë.

Rikujtojmë, se Ferragni ka treguar përmes Tik Tok fillimet e historisë së dashurisë me partnerin e saj, Fedez. Pasi zbuloi foton e parë nga e cila njohu burrin që do të bëhej bashkëshorti i saj i ardhshëm, sipërmarrësja kujtoi momentin e takimit të parë, mesazhet e para, e shumë detaje të tjera të njohjes së tyre nga fundi i 2015-ës deri në fillim 2016. Takimi i parë i “Ferragnez”-it daton në dhjetor 2015.

Në atë kohë Chiara Ferragni jetonte ende në Los Angeles dhe ishte fejuar me një djalë kalifornian, një lidhje që nuk e bëri të ndihej mirë dhe kjo ishte arsyeja pse ajo po përpiqej për t’i dhënë fund. Fedez ishte gjithashtu i lidhur me një vajzë tjetër. Prandaj të dy u takuan në Milano thjesht për arsye pune. Dyshja e njohur italiane janë padyshim një nga çiftet më të njohura e me të komentura në botën e showbiz-it. Ata shquhen për natyrën e thjeshtë e pa komplekse që kanë. Çifti i famshëm kanë ngritur perandorinë e tyre dhe po ja dalin të pasurohen çdo ditë e më shumë mes bizneseve që zotërojnë dhe kontratave që nënshkruajnë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65240 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE