Përveç Kim Kardashian, diçka tjetër i ka bërë bashkë Kanye West dhe Ray J!
Ish-partnerët e Kim Kardashian, Kanye West dhe Ray J, pozuan së bashku në tapetin e kuq në premierën e dokumentarit të ri të Candace Owens në Nashville, Tennessee. Kjo vjen mes një sërë polemikash rreth reperit, të cilat përfshijnë sloganin “White Lives Matter” gjatë Javës së Modës në Paris.
Për sa i përket takimit mes Kanye dhe Ray J, ribashkimi i tyre në tapetin e kuq vjen më shumë se pesë muaj pasi u përfol se Kanye ishte në gjendje të siguronte pamjet nga kaseta e seksit të Kim dhe Ray që u zbulua në vitin 2007. Gjatë një episodi të muajit prillit të serialit “The Kardashians”, Kim tha se bashkëshorti i saj u takua me Ray J mes pretendimeve se ky i fundit kishte pamje të tjera të papublikuara.
Ai më ktheu të gjithë kasetën. Ai fluturoi për në shtëpi dhe mori kompjuterin në të cilin ishte dhe hard disku. Ai u takua me Ray J në aeroport.
Megjithatë, pasi një video e episodit u shpërnda në rrjetet sociale, Ray J reagoi duke kundërshtuar atë që u tregua në episod. Sipas tij këto deklarata ishin krejtësisht të pavërteta.
Kanye po vazhdon të shkaktojë zhurmë në rrjetet sociale dhe së fundmi ka postuar në Instagram emrin e shkollës ku aktualisht janë regjistruar fëmijët e tyre. Menjëherë Kim Kardashian nuk ka rrezikuar dhe ka rritur numrin e personelit të sigurisë të vendosur në shkollën e fëmijëve të saj.
Miqtë e Kanye West thuhet se janë shumë të shqetësuar për reperin pas ndodhive të fundit. Burime të brendshme pranë reperit thonë se nuk kanë asnjë dyshim se sjellja dhe veprimet e fundit të tij janë si rezultat i një krize mendore dhe besojnë se është një nga problemet më serioze që ka pësuar ai.