Kurrë qumështin me fruta! Arsyet pse nuk duhet të bëni këto kombinime të rrezikshme…
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Kurrë qumështin me fruta! Arsyet pse nuk duhet të bëni këto kombinime të rrezikshme…](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10//kurre-qumeshtin-me-fruta-arsyet-pse-nuk-duhet-te-beni-keto-kombinime-te-rrezikshme.jpg)
Qumështi është plot me vlera ushqyese për imunitetin dhe për të gjithë trupin. Pirja çdo ditë e qumështit ndihmon për rënien nga pesha, ofron shumë proteina të domosdoshme për organizmin, ndihmon në ruajtjen e masës muskulare, ofron sasi të bollshme të kalçiumit, një mineral i dobishëm për kockat dhe jo vetëm, ndihmon kundër diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Qumështi është pak delikat në kombinime sepse shkakton probleme me tretjen.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10/kurre-qumeshtin-me-fruta-arsyet-pse-nuk-duhet-te-beni-keto-kombinime-te-rrezikshme-634d22134d59c.jpg)
Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështi shkakton fryrje që zgjasin për gjithë ditën. Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut. Një nga kombinimet më të zakonshme të qumështit është ai me fruta të ndryshme në përgatitjen e lëngjeve të ndryshme. Qumështi synon ta bëjë lëngun e frutave dhe perimeve më homogjen, por përfshirja e tij është e gabuar.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10/kurre-qumeshtin-me-fruta-arsyet-pse-nuk-duhet-te-beni-keto-kombinime-te-rrezikshme-634d2214998ad.jpg)
3000 vjet më parë në Indi lindi mjekësia më e famshme popullore e njohur si Ayurveda. Kjo praktikë holistike bazohet në besimin se shëndeti dhe mirëqenia e njeriut janë në varësi të një ekuilibri delikat mes mendjes, trupit dhe shpirtit. Qëllimi i kësaj mjekësie është të përmirësojë shëndetin e njeriut në mënyrë sa më natyrale. Sipas këshillave të ekspertëve të kësaj mjekësie, qumështi nuk duhet kombinuar me fruta të ëmbla apo me aciditet të lartë.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10/kurre-qumeshtin-me-fruta-arsyet-pse-nuk-duhet-te-beni-keto-kombinime-te-rrezikshme-634d221ac171d.jpg)
Kur qumështi kombinohet me frutat e ëmbla, ai ndikon negativisht tek tretja dhe nxit fermentimin e sheqerit në stomak. Kur qumështi kombinohet me frutat me aciditet të lartë, ai thartohet dhe shkakton aciditet akoma më të lartë në stomak.
Kombinimi më i sigurtë për shëndetin është ai i qumështit me mango, avokado, rrush të thatë, fiq të thatë dhe hurma arabie. Gjithmonë në familjet tonë ekziston një debat i vazhdueshëm kur konsmumojmë qumësht se cili është më i shëndetshmi, ai i dhisë apo ai i lopës. Edhe pse të dyja kanë ngjashmëri, ata janë të ndryshëm në përbërje dhe mund të ndikojnë ndryshe në shëndetin tuaj.