Nisi një romancë të re pas ndarjes me Bleron? Ja si qëndron e vërteta e Afrona Dikës

vovalbania October 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nisi një romancë të re pas ndarjes me Bleron? Ja si qëndron e vërteta e Afrona Dikës

Prej disa kohësh po përflitet për ndarjen e këngëtarit të njohur, Blero Muharremi me bashkëshorten e tij, Afrona Dika. Dyshja kanë bërë bujë të madhe me historinë e tyre të dashurisë, e cila përfundoi vetëm pak kohë pasi u kurorëzuan në martesë.

Pas zërave se ata i kanë dhënë fund martesës 2-vjeçare, ata bënin postime në rrjetet sociale ku thumbonin njëri-tjetrin. por dsisa ditë më parë Blero doli para të gjithëve duke konfirmuar ndarjen e tij me Afronën.

Fill pas kësaj u aludua se kjo e fundit ka nisur një lidhje të re. Së fundmi burime për “Prive” kanë mohuar një lajm të tillë, duke u shprehur se Dika për momentin e ka përqëndruar të gjithë vëmendjen e saj tek biznesi në Zvicër.

Ndërkohë këngëtari i dashur për publikun pranoi më në fund atë që publiku dinte prej muajsh, me një deklaratë në “Instagram” ku ndër të tjera shprehej:

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65711 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE