“Për ne, çdo ditë mund të jetë e fundit….”/31-vjeçarja nga Ukraina martohet me kallashnikov në dorë!
Pavarësisht se luftime të ashpra po zhvillohen mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, në Ukrainë jeta po vazhdon. Këtë e dëshmojnë më së miri martesat e shumta që po ndodhin mes çifteve të reja, madje shumë prej tyre po gjejnë pak minuta kohë të lirë që të kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe të rikthehen në vijën e parë të frontit, duke përcjellë kështu një mesazh shprese dhe rezistence.
31-vjeçarja Evgenia Emerald është në vijën e parë të frontit të luftës, aty ku shërben si snajpere. Megjithatë, ajo ka gjetur mundësinë, pa u larguar nga detyrat e saj në luftë, të martohet në një ceremoni modeste në një pyll në Kharkiv me Evheniy Stypaniuk. “Sot u bëra zyrtarisht bashkëshortja e një ushtaraku”-shkruan 31-vjeçarja në rrjetet sociale, aty ku ka publikuar edhe disa foto nga ceremonia modeste.
Ata u njohën vetëm pak pasi nisi lufta dhe në muajin gusht u fejuan, ndërsa tashmë menduan se kishte ardhur momenti për ta çuar në një tjetër stad lidhjen e tyre. Evgenia Emerald, e cila punonte në një argjendari para nisjes së luftës tha:
Për ne, çdo ditë mund të jetë e fundit dhe kështu nuk duam të shtyjmë asgjë për më vonë.
Sjellim në vëmendje dy çiftet që u martuan në Donetsk. Në vend që të shfaqeshin para priftit me fustan të bardhë dhe kostum, disa prej tyre janë larguar për pak çaste nga vija e frontit pra me veshje ushtarake për t’i thënë ‘po’ partnerit.