Rama: Nuk i lëmë emigrantët në rrugë, amnistia fiskale do të bëhet; duam konsensusin e partnerëve

vovalbania October 18, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rama: Nuk i lëmë emigrantët në rrugë, amnistia fiskale do të bëhet; duam konsensusin e partnerëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi se amnistia fiskale e paralajmëruar nga qeveria është një nismë që do të shkojë në parlament, por me një draft që do të ketë edhe miratimin paraprak nga ndërkombëtarët.

“Miqve ndërkombëtarë, partnerëve ndërkombëtarë, cinikëve ndërkombëtarë, kur ia japin gojës pa asnjë siklet duke i futur të gjithë në një thes e duke trajtuar përpjekjen tonë kushtetuese, për të legalizuar 30 vite gjak, djersë kursime, si një përpjekje të dyshimtë për të ndihmuar, lehtësuar, pastruar produktet e krimit. Një skandal. Por ne do të vazhdojmë përpara, sepse kjo është gjëja e duhur dhe e drejtë”, tha Rama.

“Sa shqiptarë kanë vajtur në Britaninë e Madhe, me emër tjetër, si të larguar nga lufta në Kosovë sepse ishin në pikë të hallit dhe donin një zgjidhje. Sa vite kanë punuar ashtu? Ku do t’i çojnë ata kursimet e tyre? Të punës pa orar, në të zezë, që nuk e kanë shpikur shqiptarët, por ata të cilët e kërkojnë dhe e paguajnë. E pra, po nuk i lëmë ata në rrugë, nuk i lëmë”.

“Do të bëjmë të gjitha ato që duhet, do ta bëjmë edhe amnistinë, për të cilën duam të kemi një draft sa më të dakordësuar me miqtë dhe partnerët tanë, se nuk është një gjë që duam ta bëjmë në mënyrë konfliktuale, si karshillëk ndaj askujt, por duhet ta bëjmë për njerëzit tonë”.

Rama komentoi dhe problemet e brendshme në PD. Sipas tij, selia blu dhe Putini janë në harmoni të plotë, të zhytur në thesin e rublave

“Ndërkombëtarët nuk kanë asnjë faj. Jemi ne këtu të parët, është e djathta e rublave, ajo palo opozitë e zhytur në thesin e rublave, një pjesë e të cilit ka dalë në dritë, ndërsa ka një pjesë tjetër që ende nuk ka dalë në dritë.”

Kështu u shpreh kryeministri Rama, këtë të martë, ndërsa shkoi edhe më tej duke thënë se PD-ja dhe Vladimir Putin kanë qenë dhe janë në harmoni të plotë.

“Nuk është rastësi edhe për atë stampën që mori një komb i tërë në ballë si një popull egërsirash që edhe në një luftë çlirimtare nxirrnin organet e njerëzve si kanibalë dhe i trafikonin. Unë jam i bindur që ka gisht, në një mënyrë ose në një tjetër, pikërisht që kjo sot… prej kaq vitesh, për ditë e për natë, ul e ngre Shqipërinë si çerdhen e krimit, vetëm për luftë politike, vetëm për pushtet. Nuk ka si shpjegohet harmonia e plotë mes partisë së atij që e ka goditur botën me inflacionin e luftës, Putinit, dhe të partisë së atij, dje në pushtet, që sot bërtasin “Shqipëria në rrezik”. Nuk ka sesi. Pse ne nuk e votuam atë rezolutë dhe ata e votuan?! Sepse ata janë që hedhin gurin dhe fshehin dorën dhe thonë kapni hajdutin”, u shpreh Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE