Rama: Realiteti i pagës është ndryshe, pedagogët janë të dy punësuar dhe financohen; t’u lënë radhë dhe nevojtarëve

vovalbania October 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama: Realiteti i pagës është ndryshe, pedagogët janë të dy punësuar dhe financohen; t’u lënë radhë dhe nevojtarëve

Kryeministri Rama u shpreh se 7% krahasuar me rritjen e pagave të qytetarëve në nevojë është shumë. Duke u nisur nga fakti që për gjysmën e pedagogëve ka një financim të shtuar, të cilën kreu i qeverisë e vlerësoi, por edhe nga fakti që kryesisht pedagogët janë të dy punësuar, duhet lënë radhë për pjesën tjetër të shoqërisë.

Dhe realiteti i vërtetë i pagës është ndryshe që të jemi shumë të qartë. Po të shohim këtë financim të shtuar më shumë se 400 pedagogë nga 800 që kanë institucionet dhe për këtë u heqim kapelën. Mos të harrojmë dy punësimi nga universiteteve private, ca në të bardhë dhe ca në të zezë. Ai 7% duket shumë pastaj në krahasim me zjarrfikësit. Tani më fal po duhet të kemi dhe një sens të realitetit, duhet të lëmë një radhë te nevojtarët e sotëm të këtij vendi. – tha Rama

Kryeministri Edi Rama tha se do të kryhet rivlerësim i thellë ligjor për të gjitha universitetet e vendit, ato publike dhe jo publike.

“Për pagat ka edhe një element tjetër ko bëjmë rivlerësim të thellë ligjor të të gjitha universiteteve. Është bërë disa vite më parë, publike dhe private me procesin e rankimit për të parë deri në fund konformitetin me ligjin, jo si një gjë teknike por si esencë në funksion të performancës, sa kemi pedagogë që për shkak të një page jo plotësisht të kënaqshme shkon në universitet privat, aty tjetër deklarojnë, tjetër marrin. S’mund ta pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason, duhet t’i bëjmë një thirrje universiteteve private dhe pedagogëve që nëse ka mospërputhje duhet ta deklarojnë se procesi do të shkojë në kontrollin e pasurisë siç e bën gjithë bota”, tha Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE