Bizneset shprehen pro Amnistisë Fiskale, por të jetë e mirëstrukturuar!

vovalbania October 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bizneset shprehen pro Amnistisë Fiskale, por të jetë e mirëstrukturuar!

Shoqatat e Biznesit kundër Paketës Fiskale 2023. Kundërshtimet i shprehën sot gjatë një konference ku merrnin pjesë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, shoqatat e Prodhuesve të Birrës, Ndërtimit, Riciklimit, Eksportuesve. Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë:

Nisur nga situata ekonomike që po kalon vendi, e ndikuar nga kriza globale, sipërmarrësit prodhues, industria agropërpunuese, ndërtimi po përballen me rritje të kostove me mbi 50%.

Paketa Fiskale është fokusuar në shumëfishimin e gjobave. Në asnjë shtet nuk ka gjoba 10 apo 20 fish më të larta se Europa dhe rajoni.

Bizneset kërkojnë të ulet ngarkesa fiakale, të zbatohet ligji i Amnistisë Fiskale, të hiqet TVSH-ja për pajisjet për prodhimin e energjisë, të hiqet kufiri i TVSH-së për importin e makinerive.

Bizneset kërkojnë të krijohet një fond garancie deri në 5 vjet, me interesa jo më të lartë se 1% për një vit. Industria e birrës e kundërshton propozimin për unifikimin e akcizës së birrës.

Jaka kërkoi të rishikohet drafti i akcizës së birrës, duke vënë në dukje se “dëmton industrinë dhe është një vendim i pastudiuar mirë”.

Me industrinë e qumështit që po kalon një situatë të vështirë për shkak të rritjes së kostove, Jaka kërkoi mbështetje direkte për fermerët për qumështin, me 10 lekë për litër. Një tjetër kërkesë lidhet me heqjen e TVSH-së për sojën, mineralet e vitaminat për kafshët. Po ashtu, reduktimi i TVSH-së për misrin e grurin që përdoren për kafshët.

Biznesi kërkon të hiqet taksa e pasurisë për ndërmarrjet prodhuese e që kanë sipërfaqe të mëdha, të hiqet taksa e dherave të ndërtimit, të hiqet taksa e qarkullimit te karburantet për ndërtimin. Po për sektorin e ndërtimit, Shoqata e Ndërtuesve kërkoi që taksa e ndikimit në infrastrukturë, të llogaritet mbi koston e ndërtimit dhe jo mbi çmimet e shitjes. Për ndërtimin të hiqet taksa 3% për sektorin e ndërtimit, se sipas Shoqatës së Ndërtuesve, të drejtën për strehim e ka qeveria shqiptare, jo bizneset.

Biznesi është pro një Amnistie Fiskale, por kërkon të hartohet një ligji i mirëstruktuar:

Ky ligj duhet të gjejë instrumentat e duhur që sipërmarrja informale të humbasë çdo shpresë për të vijuar në informalitet. Dhoma dhe shoqatat e biznesit presin ngritjen e një grupi pune me ekspertë të përbashkët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE