Gabriel Escobar në Prishtinë, takime me Osmanin e Kurtin!

vovalbania October 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gabriel Escobar në Prishtinë, takime me Osmanin e Kurtin!

Presidentja Vjosa Osmani shprehet se “Kosova ka qenë e është palë konstruktive në dialogun me Serbinë, si dhe ka gatishmërinë që të rrisë angazhimin, me qëllim intensifikimin e procesit. Deklaratat i bëri pas takimit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Shfrytëzova rastin për të shprehur pakënaqësinë tonë për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë, duke përfshirë në veçanti refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale, të cilat vazhdojnë të kërcënojnë e frikësojnë serbët e Kosovës dhe udhëhiqen nga individë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas autoriteteve në Kosovë, Milan Radoiçiç, është njëri prej krerëve të strukturave ilegale në veri të Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe, aktualisht në arrati, u përfshi në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, i dyshuar se me biznesmenin Zvonko Veselinoviç dhe dhjetëra serbë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar u shpreh krenar që Kosova ka kontribuar shumë për agjendën e përbashkët dhe vlerëson Prishtinën se po kontribuon në mënyrë pozitive, në agjendën e përbashkët për demokraci e liri. Më 22-23 tetor, Kosova është mikpritëse e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ky forum po organizohet nga Presidenca e Kosovës, në bashkëpunim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Takimi pritet të mbledhë liderë nga rajoni dhe bota, akademikë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e shoqërisë civile.

Escobar takoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaroi:

Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje, si dhe propozimeve konkrete që ne japim, Republika e Kosovës ka treguar se është palë konstruktive e kreative në procesin e dialogut. Jemi të gatshëm dhe gjithashtu të përkushtuar, për të arritur marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.

Në të dyja konferencat, zyrtarët nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët. Në agjendën e të dërguarit të Uashingtonit për rajonin janë edhe takimet me përfaqësues të opozitës. Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti opozitare konfirmoi një takim të tillë, por nuk përmendi orën e saktë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE