Kurrë nuk është vonë për të realizuar ëndrrat, i moshuari diplomohet për Drejtësi në moshën 90-vjeçare!

vovalbania October 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kurrë nuk është vonë për të realizuar ëndrrat, i moshuari diplomohet për Drejtësi në moshën 90-vjeçare!

Nuk ka kufi moshe për të realizuar ëndrrat tuaja. 90-vjeçari Oscar Mattei është diplomuar së fundmi për Drejtësi në Universitetin e Romës. “Një emocion i papërshkrueshëm, kanë qenë pesë vite të mrekullueshme”, tha Mattei për këtë arritje.

Ai e mbylli shkëlqyeshëm diplomimin e tij duke prezantuar një tezë për të drejtën sportive me titull “Të drejtat dhe detyrat e sportistit federativ”. Oscar Mattei u shfaq i lumtur dhe i emocionuar përpara një komisioni profesorësh që mund të ishin fëmijët, apo edhe nipërit e tij.

“Zoti Mattei, stërgjyshi, ndër vite u dallua në Universitet për pasionin me të cilin ndoqi studimet e drejtësisë dhe për marrëdhëniet me kolegët e tij më të rinj me të cilët ka krijuar miqësi dhe ka ndarë anekdota.”-thuhet mes të tjerash në faqen zyrtare të Universitetit në Instagram.

Ai nuk e fsheh dot emocionin kur flet për jetën dhe gruan e tij, Ines Malatesta. 86-vjeçarja shprehet:

Ne jemi të martuar për 70 vjet, është e vështirë të shpjegoj se çfarë ndjej për të. Jemi të dy nga Trastevere, kemi lindur në ish-maternitetin Salvetti në via Anicia, në të njëjtin shtrat, por katër vjet më vonë. Kam jetuar në via Sanseverino në Romë, më pas e takova në Ostia sepse familjet tona rrinin jashtë dhe dalëngadalë u zhvendosa. Oscar është dashuria më e madhe e jetës sime. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE