Sara Hoxha dhe Luixhino Hala tregojnë mbi eksperiencën e tyre në “Dancing With The Stars”!
Ata janë një nga çiftet më të fortë të “Dancing With The Stars”. E kemi fjalën për Sara Hoxha dhe Luixhino Hala. Mëngjesin e sotëm ata kanë qenë të ftuar në “Wake Up” për të folur më shumë për këtë eksperiencë të tyren dhe jo vetëm…
Si ka qenë kjo eksperiencë deri tani për Sarën?
Deri tani ka qenë shumë e bukur shumë e lodhshme por ia kemi dalë. Provat janë shumë intensive. Unë jam nxënëse perfekte (qesh). Xhixhi ka shumë durim sepse unë jam shumë përtace. Më thotë që kam memorie shumë të mirë dhe kjo është pika ime e fortë. I mbaj mend hapat edhe pse mund të mos i bëj mirë.
Më pëlqen shumë si format dhe e kam ndjekur që kur kam qenë e vogël. Problemi i vetëm ishte që unë jetoja në Kosovë dhe nuk e dija si do ja dilja.
Çfarë vlerëson Luixhino tek Sara?
Po, realisht ka memorie shumë të mirë dhe i mban mend hapat. Sarës i them që të bëjë qejf. Kjo më pëlqen tek Sara. Unë i them që të bëjë gjithmonë atë që ka bërë edhe në prova. Është njeri shumë emotiv, por varet shumë dhe nga koreografia. Unë përpiqem që ta qetësoj. Kërcimet e ndryshme kanë ndjesi të ndryshme.
Si e kanë pritur familjarët apo Ledri performancën tënde në skenë?
Ata kanë qenë të befasuar nuk e prisnin të dilja aq mirë. Përshtypja e parë kjo ka qenë nga familja dhe nga Ledri. Patjetër që e duan kupën në shtëpi. Është diçka shumë e bukur që ta ndjej mbështetjen e tyre. Unë jam mësuar tani që kur jam futur në atë shtëpi. Ata gjithmonë më mbështesin edhe kur bëj ndonjë zënkë me Ledrin. Kur e di që më mbëstesin në gjëra të vogla, e di që i kam në krah për çdo gjë.
Si i pritët pikët e jurisë natën e fundit të “DancingWith The Stars”?
U mërzitëm pak të premten sepse çdokush që na kishte parë na tha që do merrnim shumë pikë. Kur nuk morëm u mërzitëm pak. Por e dimë që çdo gjë që thotë juria, e thotë për të mirën tonë. Këtë të premte nuk u kapën shumë me kërcimin, por me aktrimin. E dimë që koreografia e kësaj jave do të marrë shumë pikë.
Si po e përjeton Sara këtë periudhë që nuk është pranë vajzës së saj dhe a ka në plan që t’i bëjë një motër apo një vëlla së shpejti?
Unë jam e mërzitur tani që nuk e kam afër Poem. Po ta kisha afër do të ishte ndryshe… Unë kam shumë dëshirë që t’i bëjë edhe një motër. Gjithmonë i kam pasur zili vajzat që kanë motra. Unë kam një vëlla që e dua shumë, por motra është ndryshe.