Projektbuxheti 2023, institucionet që do të marrin më shumë dhe më pak vitin e ardhshëm
Mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike, sigurimi i energjisë elektrike, zgjerimi i prodhimit vendas dhe pandemia Covid do të jenë do të kenë vëmendje të shtuar vitin e ardhshëm.
Në projektbuxhetin 2023, të publikuar tashmë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikohet që institucionet që do të ketë rritjen më të madhe të fondeve në dispozicion është Ministria e Mbrojtjes me 7.6 miliardë leke, si dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë me 7.3 miliardë lekë.
Mbrojtja do ta përdorë fondin shtesë për investime në armatime të reja dhe modernizim të sistemeve kompjuterike për forcat e luftimit. Ndërsa fonde shtesë do të ketë edhe për emergjencat civile.
Nga buxheti i infrastrukturës, rritja shkon tek transporti rrugor, ai detar, hekurudha dhe rrjetet e komunikacionit.
Ndërkohë, pas sulmeve kibernetike ndaj e-Albania, programi i qeverisjes digjitale do të rritet me gati 5 miliardë lekë. Më shumë para do të kenë edhe Ministria e Brendshme: 3 miliardë lekë më tepër, ajo e Financave dhe Ekonomisë 2.3 miliardë, Bujqësia 1.7 miliardë, Arsimi 1.5 dhe Shëndetësia rreth 1 miliardë lekë më tepër.
Pas grevës së pedagogëve, qeveria ka parashikuar një rritje të fondeve me 500 milionë lekë për arsimin universitar. Shtim më të lehtë fondesh në dispozicion parashikohet edhe për Shërbimin Informativ të Shtetit, Ministrinë e Drejtësisë e partitë politike, si mbështetje për zgjedhjet e përgjithshme vendore.
Nga ana tjetër, më pak para nga buxheti do të marrin disa dikastere si Ministria e turizmit dhe Mjedisit; Fondit Shqiptar i Zhvillimit që pritet t’i pakësohen 600 milionë lekë. Rreth 200 milionë lekë më pak parashikohen edhe për Ministrinë e Kulturës dhe atë Për Evropën e Punët e Jashtme.