Tifozët ‘ndëshkojnë rëndë’ Gerard Pique, në fanellën e Barcelonës do të vendoset emri i Shakira-s?!
Tifozët e Barcelonës kanë premtuar se do të dëgjojnë këngët e Shakiras ‘çdo ditë’ në Spotify në një përpjekje për t’i bërë gjërat e sikletshme për ish-partnerin e saj, Gerard Piquen, pasi një model i ri i fanellës shfaqte emrin e saj në pjesën e përparme.
Barcelona, e cila sponsorizohet nga Spotify, po bashkëpunon me artistë të mëdhenj të muzikës për dizajne të fanellave. Raportimet në Spanjë kanë sugjeruar se kjo mund të bëhet realitet, duke i bërë gjërat të sikletshme për Piquen.
Shakira, është këngëtarja latine më e njohur në Spotify dhe së fundmi ka festuar një miliard transmetime në platformë me hitin “Hips don’t lie”. Ndërkaq, vetëm para pak orësh artistja kolumbiane ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ozuna.
“Monotonia” brenda pak orësh ka kaluar 8 milionë klikime. Kjo këngë duket se i është dedikuar ish-it të Shakira-s, Piques pasi teksti përshtatet dhe artistja shfaqet në klip duke qarë. Në tekst thuhen këto fjalë:
Nuk ishte faji yt dhe aq më pak i imi. Ishte faji i monotonisë. Nuk kam thënë gjë, por unë e dija që një ditë do të ndodhte. Ka qenë gjithmonë kështu. Ti ke dashur gjithmonë protagonizmin. Harrove çfarë ne ishim. Po më e keqja është se nuk ishte faji yt e aq më pak i imi, ishte i monotonisë. Prej kohësh nuk ishe më i njëjti dhe më le për narcisizmin tënd.
Sjellim në vëmendje se në një intervistë për “Elle” të muajit tetor Shakira rrëfeu se sa e vështirë ka qenë jeta e saj pas ndarjes nga Pique. Këngëtarja tha ndër të tjera se kjo situatë ka qenë veçanërisht e vështirë për familjen e saj. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.