Zbulimi i fundit në atmosferën e dy ekzoplaneteve habit studiuesit!
Ka një ”mysafir” të paftuar në atmosferën e dy ekzoplaneteve, që rrotullohen rreth yjeve të tjerë, përveç Diellit. Ai është bariumi, një element shumë i rëndë për t’u gjetur në pjesën e sipërme të atmosferës, atje ku edhe u identifikua.
Zbulimi, i botuar në revistën ”Astronomy & Astrophysics”, u bë falë Teleskopit Shumë të Madh (VLT) të Observatorit Jugor Evropian (ESO), në Kili dhe ngre shumë pyetje në lidhje me karakteristikat e këtyre botëve aliene.
Studiuesit nuk e kanë kuptuar ende se cilat fenomene natyrore mund të shpjegojnë praninë e një elementi të rëndë si bariumi në atmosferë. Dy planetët protagonistë të zbulimit, WASP-76 b dhe WASP-121 b, kanë karakteristika shumë të veçanta. Ata janë dy gjigantë gazi të ngjashëm në madhësi me ato të Jupiterit, por super të nxehtë, deri në 1 000 gradë Celsius. Megjithatë, edhe me këto premisa, studiuesit u befasuan shumë kur gjetën barium, i cili është 2,5 herë më i rëndë se hekuri.
Ndërkaq, ju rikujtojmë se eklipsi diellor i cili do të ndodhë më 25 Tetor 2022 konsiderohet astrologjikisht një ngjarje e rëndësishme që sjell ndryshime të shumta. Dielli hyn në shenjën e Akrepit më 23 tetor dhe do të jetë aty deri më 21 nëntor. Kjo periudhë do të jetë shumë e fuqishme dhe do të vini re shumë ndryshime në jetën tuaj. Eklipsi i fundit i vitit ishte eklipsi hënor në shenjën e Akrepit më 15 maj. Megjithatë, duke qenë se eklipset ndodhin tek Demi dhe Akrepi, do të ketë ndryshime që përfshijnë para, përgjegjësi, xhelozi dhe sekrete tek të gjitha shenjat e zodiakut.