“Një ditë plot emocione”, Horoskopi 21 tetor 2022
Dashi: Takimet janë të preferuara këtë të premte, por ka gjasa që të afrohet një ditë disi nervoze, ajo e së dielës. Në kontekstin e punës do të ishte e përshtatshme të vëzhgoni se çfarë po ndodh.
Demi: Hëna është në një aspekt të mirë ndaj mund të sqarohen probleme që keni pasur gjatë dy ditëve të fundit. Aktiviteti i punës duhet të menaxhohet me kujdes.
Binjakët: Mos bëni gjithçka me nxitim, përndryshe rrezikoni të neglizhoni disa detaje edhe në dashuri. Zgjedhjet që bëni gjatë kësaj kohe janë të shkëlqyera.
Gaforrja: Nëse keni qëndruar shumë larg një personi tani do të jetë e mundur të kompensoni kohën e humbur. Nuk ju pëlqen që disa njerëz të flasin pas shpine, duke thënë gjëra për ju që nuk janë të vërteta, veçanërisht në punë.
Luani: Çiftet që kanë pasur vështirësi duhet të jenë të kujdesshëm, sepse gjithçka do të rrjedhë më ngadalë. Probleme lindin për shkak të shpenzimeve më të larta se sa pritej.
Virgjëresha: Këtë të premte, Hëna në shenjën tuaj sigurisht që e bën më të fortë lidhjen. Edje nesër e shtunë, do të ketë yje të favorshme për dashurinë. Aktualisht dëshironi të merrni përsipër një sfidë pune, ka një shans shumë të mirë për të fituar.
Peshorja: Dita e premte është interesante, ajo ju eliminon atë ndjenjën e parehatisë që sjell kujtimi i emocioneve të gabuara të përjetuara në të kaluarën. Përgatituni për provime apo sprova të rëndësishme.
Akrepi: Kush ka dy histori deri në fund të tetorit do të duhet të sqarojë dhe ndajë gjërat. Kjo periudhë në sferën e punës funksionon më së miri.
Shigjetari: Mendoni për gjëra të dobishme për lidhjen tuaj në çift, edhe nëse mund të keni dyshime që lindin gjatë pasdites së të premtes. Është koha e duhur për të ndryshuar kursin në punë.
Bricjapi: Nëse jeni në çift prej kohësh dhe keni pasur probleme, flisni këtë të premte. Jeni të lodhur në punë, por e rëndësishme është që gjithçka të shkojë mirë.
Ujori: Këtë të premte dhe nesër e shtunë, yjet janë në anën tuaj, ndërsa të dielën do të ketë diçka më shumë për të thënë. Shumë nga të lindurit e shenjës Ujori do të kenë një mundësi pune për t’u shfrytëzuar.
Peshqit: Kjo e premte është një ditë plot emocione, por e diela do të jetë më e mirë. Ndërkohë do t’ju duhet të zgjidhni një problem biznesi deri në orët e mbrëmjes.