Shakira flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj, i cili është ende i shtruar në spital!

vovalbania October 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shakira flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj, i cili është ende i shtruar në spital!

Së fundmi këngëtarja e njohur, Shakira ka reaguar një lidhje me lajmet për babain e saj William Mebarak Chadid, 91 vjeç, i cili është shtruar në klinikën Teknon-Quiron në Barcelonë. Familja ka kërkuar respektin maksimal në këtë kohë të vështirë dhe të ndjeshme dhe artistja kolumbiane ka lëshuar një deklaratë.

Ekipi i komunikimit të Shakira-s konfirmon se babai i këngëtares, William, është shtruar në spital në klinikën Teknon-Quiron në Barcelonë. Detajet për gjendjen e tij shëndetësore janë konfidenciale, ndaj familja kërkon respekt në këtë moment, ndërsa pret të shohë ecurinë e tij.

Babai i Shakira-s ka filluar që të kishte probleme që në muajin maj. Më pas, ai pësoi një goditje të fortë në tru dhe u dërgua me ambulancë në spital dhe më pas iu nënshtrua një operacioni urgjent për shkak të mpiksjes së gjakut në tru. Pak ditë më parë ka qenë sërish Shakira ajo që ka postuar një foto të babait me nipërit dhe një mesazh shumë të qartë dhe emocionues.

Ti na mësove të ngrihemi pas çdo rënieje dhe këtë herë e dimë që do ta bësh sërish. Ne Të duam ty.

Kujtojmë gjithashtu se këngëtarja latine më 19 Tetor ka publikuar këngën e saj më të re “Monotonia” një këngë që me sa duket ka të bëjë shumë me ndarjen e saj me Gerard Pique. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja jeton momente të ndërlikuara në jetën e saj personale. në vetëm pak ditë kjo këngë numëronmë shumë se 36 milion klikime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65770 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE