Kaloi rrethimin e policisë, blutë tërheqin me dhunë protestuesin! U hodhi domate efektivëve
Disa protestues i janë përgjigjur thirrjes së ‘Rithemelimit’ për të protestuar për vdekjen e Lear Kurtit. Ata janë mbledhur në sheshin para Ministrisë së Brendshme, ndërsa të pranishëm janë dhe eksponentë të PD dhe ‘Rithemelimit’.
Të pranishëm janë edhe policët, të cilët kanë krijuar kordon për të parandaluar tensionimin e situatës. Një nga protestuesit ka kaluar rrethimin e policisë duke hedhur dhe piketat e vendosura.
Kur është larguar, është paralajmëtuar nga oficeri i policisë që të mos e kalojë sërish rrethimin pasi është e ndaluar. Por vetëm pak minuta më vonë, tentoi sërish të kalonte rrethimin e policisë dhe filloi të hidhte domate, por u ndalua nga efektivët.
Njëri nga protestuesit në Tiranë për vdekjen e Lear Kurtit ka kaluar rrethimin e policisë duke hedhur piketat e vendosur. Pasi hodhi domate në këndin e yjeve të policsë të rënë në krye të detyrës, protestuesi është tërhequr me forcë nga policët.