“Kurrë nuk i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit. Të ishte një këngë e Leonorës unë s’do ta bëja kurrë. Bëhet fjalë për këngën “A e ke ditë” e cila këngë e Flori Mumajesit. Refreni është i Florit ndërsa pjesën tjetër të këngës e kam bërë vetë. Ka qenë këngë shumë personale e imja në kohën kur është bërë.
E kam ndjerë shumë, hala e dua si këngë. Jam kundër raporteve negative sidomos ndaj femrave.”, tha Nora. Mirëpo, menjëherë pas kësaj deklarate, Leonora ka bërë një postim në Instagram, ku duket se i drejtohet drejpërdrejt ish mikeshës së saj. “Edhe hajn edhe rrenc”, ka shkruar ajo.