Ministria e Financave bën llogaritë, fatura e gjyqeve të Arbitrazhit zgjerohet në 176 milionë euro

vovalbania October 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ministria e Financave bën llogaritë, fatura e gjyqeve të Arbitrazhit zgjerohet në 176 milionë euro

Fatura e arbitrazhit për shkeljet kontraktuale të qeverisë shqiptare ndaj kompanive të huaja është zgjeruar në së paku 176 milionë euro. Detyrimin e bën me dije Ministria e Financave dhe Ekonomisë në projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm.

Nga totali i borxhit, 65,2 milionë euro janë njohur tashmë si të humbura, ndërsa më shumë se 111 milionë euro vlerësohen si procese gjyqësore gati të pamundura për t’u fituar.

Shumica dërrmuese e humbjeve lidhen me dy procese të vetme gjyqësore, ai i biznesmenit italian, Francesco Becchetti si dhe ajo për kontratën e sipërmarrjes për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan nga konsorciumi Copri dhe Actor.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ndërkohë i rekomandon qeverisë që në vend të përballjes në gjyqet e arbitrazhit, të negociojë me kompanitë e huaja.

Shqipëria është paditur të paktën 14 herë në çështje në gjykatat e huaja ndërkombëtare dhe arbitrazhin ndërkombëtar. Nga këto çështje 5 janë humbur, 5 presin gjykimin dhe4 janë fituar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE