Kryeministri i ri britanik është më i pasur se mbreti

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri i ri britanik është më i pasur se mbreti

Konsiderohet si një person që po thyen tabu në Britani të Madhe, por kush është Rishi Sunak? Kamarieri milioner që ia doli të bëhej kryeministri i parë me ngjyrë. Ai ka lindur në vitin 1980 në Southampton nga dy prindër që emigruan nga Afrika Lindore. i ati, Yashvir, mjek, ka lindur në Kenia, mamaja, Usha, farmaciste, në Tanzani. Por gjyshërit kishin lindur në Punjab të Indisë.

Rishi është më i madhi nga 3 fëmijët: Sanjay psikolog dhe Raakhi përgjegjëse për strategjinë e Kombeve të Bashkuara kundër Covid-19. Ai ka kryer studimet për filozofi, politikë dhe ekonomi në Kolegjin “Winchester”, atë të “Oxford” dhe më pas në Universitetin “Standford”, ku njohu dhe bashkëshorten, Akshata Murthy, një trashëgimtare e pasurisë së biznesmenit indian, Narayana Murthy.

Rishi dhe Akshata, kanë një pasuri prej mbi 800 milionë euro, dyfishi i asaj që posedon vetë Mbreti Charles III dhe bashkëshortja Camilla. 42-vjeçari, në adoleshencën e tij ka punuar dhe si kamerier, përpara se të formohej dhe specializohej në ekonomi, gjë e cila i solli eksperienca punë të niveleve të larta si analist për Goldman Sachs.

Çifti ka dy vajza dhe jetojnë në një ndërtesë të rrethuar nga një liqen, dhe për këtë arsye e quajnë “Maharajah i Yorkshire”, në shqip “Mbreti i Yorkshire”. Sunak ka edhe dy shtëpi të tjera, një në Londër dhe një në Kaliforni.

Karrierën politike e nisi vonë por me hapa të sigurt, kur në 2014 kandidoi për deputet në një prej bastioneve të konservatorëve, ku kanë triumfuar në 100 vitet e fundit. Për dy vite, nga 2020 drejtoi ministrinë e financave, duke u bërë arkitekt i paketave të shumta të ndihmës ekonomike për qytetarët në mes të pandemisë. Kjo e ndihmoi të fitonte popullaritet pasi pasuria që zotëron i kishte krijuar një reputacion se nuk shoqërohet dhe nuk i di hallet e shtresës së mesme dhe asaj të varfër.

Për krizën aktuale, Sunak ka premtuar një reduktim të taksave, por jo aq drastike sa kryeministrja në largim Liz Truss. Ende pa marrë detyrën, fitorja e 42-vjeçarit ka bërë që tregjet të normalizohen, ndërsa shpresa është që edhe kaosi politik të marrin fund.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE