Qeveria u tërhoq nga paketa ‘anti-shpifje’, OSBE përshëndet vendimin: Ligji duhet të garantojë lirinë e medias!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qeveria u tërhoq nga paketa ‘anti-shpifje’, OSBE përshëndet vendimin: Ligji duhet të garantojë lirinë e medias!

Përfaqësuesit e OSBE për Lirinë e Medias kanë përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për tu tërhequr nga paketa ‘anti-shpifje’.

Mbikëqyrësi i vetëm ndërkombëtar për lirinë e medias, në një reagim në Twitter thotë se i gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias , në përputhje me angazhimet e OSBE- së dhe standardet e tjera ndërkombëtare.

“Të kënaqur që qeveria në Shqipëri tërhoqi nga axhenda parlamentare projektligjet e diskutueshme për median, të njohur si paketa “anti-shpifje”. I gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias , në përputhje me angazhimet e OSBE- së dhe standardet e tjera ndërkombëtare”– shkruan OSBE në Twitter.

Në një deklaratë nga Fieri, ishte kreu i grupit parlamentar Taulant Balla që njoftoi se qeveria është tërhequr nga paketa Antishpifje.

“Dua tju them se ndryshimet në ligjin për median, që kanë të bëjnë me shpifjen janë tërhequr nga propozuesi. Dua tju rikonfirmoj se ne e kemi tërhequr ato ndryshime ligjore që janë bërë para tre vitesh.” – u shpreh Balla.

Paketa antishpifje u kundërshtua gjithashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa Komisioni i Venecias në opinionin final të tij e konsideroi atë si një nismë që cënon lirinë e shprehjes. Tre vite më parë qeveria tha se propozoi të ashtuquajturën paketën anti – shpifje për të frenuar shpifjet dhe fyerjet në mediat online, dhe e miratoi atë në parlament, megjithë kundërshtitë e hasura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65712 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE