Ekskluzive/ Pas akuzave për blerje klikimesh nga CEO i ‘Acromax’, reagon Ardit Çuni për TAR!
Kjo e martë në TAR, padyshim që ishte më ‘Ndryshe’ se asnjëherë, pasi CEO i ‘Acromax’ foli për një temë kaq shumë të përfolur të showbiz-it tonë, i blejnë artistët tanë klikimet ne këngët e tyre apo jo? Jo vetëm që zbuloi shumëçka lidhur me këtë temë, por Aldor Nini zbuloi dhe disa nga emrat për herë të parë në TAR e ndër to ishte dhe emri i këngëtarit Ardit Çuni për të cilin u shpreh kështu:
Personi pasi pa lajmin më tha që ‘çfarë të duhet ty që fut hundet’. Është Ardit Çuni. I thashë Arditit mua mu deshën gati 10 sekonda të gjeja Shqipërinë, aq poshtë ishte. 668 klikime ka vetëm nga Shqipëria, 37 mijë klikime nga India.
Për të qenë sa më të drejtë lidhur me këtë temë kaq delikate, Top Albania Radio kontaktoi personalisht me Ardit Çunin, i cili nuk ngurroi të jepte kundërpërgjigjen e tij.
Do ju lutesha që për arsye profesionale mos t’i jepni zë kësaj gjëje, sepse është komplet një idiotësi. Personi në fjalë po mundohet që të bëjë marketing me anë të emisioneve dhe të lajmeve që do të shkaktohen me emrin tim apo të kujtdo tjetër sepse e di shumë mirë që ndryshe nuk ia var njeri dhe përveç kësaj di vetëm që më janë lutur disa herë që të bashkëpunoj me kompaninë e tyre dhe nuk kam pranuar. Kjo është një nga arsyet pse goditem unë apo artistët në fjalë që janë përmendur. Nuk më bën sens.