Nëse keni ndërmend të shkoni në Dubai mos harroni të vizitoni biblioketën “Mohammed Bin Rashid”, hyrja është falas!

vovalbania October 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse keni ndërmend të shkoni në Dubai mos harroni të vizitoni biblioketën “Mohammed Bin Rashid”, hyrja është falas!

Një nga atraksionet më të reja dhe me mahnitëse në Dubai është biblioketa “Mohammed Bin Rashid” e cila u hap në muajin qershor. Një oazë soditjeje, ku vizitorët mund të kalojnë kohën duke lexuar, duke punuar ose duke studiuar dorëshkrime të rralla. Ndërtimi i bibliotekës ka kushtuar 272 milionë dollarë dhe ka marrë emrin e sheikut Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtar i Dubait.

Vizitorët do të kenë qasje me më shumë se 1.1 milionë libra të shtypur dhe digjitalë, 6 milionë disertacione, 73.000 partitura muzikore, 75.000 video, 35.000 revista ndërkombëtare dhe mbi 5000 periodikë historikë. Arkitektura e veçantë e bën godinën e bibliotekës të duket si një libër i hapur, por në fakt është frymëzuar nga një “rehal” që përdoret për të mbajtur librin e Shenjtë të Kuranit.

Për të lehtësuar vizitat dhe për të tërhequr sa më shumë turistë, hyrja në bibliotekë është falas. Biblioteka po ndërthur gjithashtu traditën me teknologjinë. Përveç koleksionit të librave të shtypur, ajo është shndërruar në një bazë të dhënash me mijëra tituj digjitalë që mund të shkarkohen lehtësisht. Gjithashtu, nuk mungojnë as librat për lexuesit që nuk shikojnë apo kanë nevoja të veçanta.

Një seksion i veçantë dhe që ngjall shumë interes është seksioni Thesaret e Bibliotekës Mohammed Bin Rashid, ku gjenden gjëra të rralla. Më shumë një muze sesa një bibliotekë, koleksioni përfshin dorëshkrime të rralla, mjete kaligrafie dhe botimet e para të veprave të mëdha letrare, disa prej të cilave datojnë që në shekullin e 13-të. Në seksionin e hartografisë ndodhet një hartë e Gadishullit Arabik e vitit 1662 nga hartuesi holandez, Joan Blaeu.

Rikujtojmë, se Dubai do të nisë një resort 5 milionë dollarësh në formë hëne. Resorti është projektuar nga kompania kanadeze arkitekturore e quajtur ‘Moon World Resort Inc’. Vendpushimi rreth 225 metra i lartë është projektuar për t’u ndërtuar brenda 48 muajve. Projekti ka të ngjarë të sjellë 2.5 milionë vizitorë në vit. Hëna ka të ngjarë të rrisë zhvillimin ekonomik të vendit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE