Nuk do ta besoni reagimin e Ronela Hajatit pasi dëgjon një këngët e saj në radio!
Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.
E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj që si jemi mësuar tanimë janë me të vërtetë shumë ‘funny’. Së fundmi Ronela ka postuar një video duke ecur me makinë, ku na ka treguar se si reagon ajo kur papritur dëgjon ndonjë nga këngët e saj në radio, ku mimikat e fytyrës dhe gjendja e saj do t’ju habisin.
Këtu dukem e qetë po në fakt pas kësaj këngës, filloi një këngë e imja dhe mua më kapi si panik.
Para pak kohësh ka ndarë me ne një ‘selfie’, krahas ka shkruar: “Nëse nuk mund të kem dashuri, dua fuqi”. Mos ndoshta bukuroshja ka dashur të na tregojë se jeta e saj private nuk është në ‘rrugën e duhur’?
Kënga e parë që Ronela publikoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të hidhej në YouTube nga veshja si nuse e bukuroshes por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka një muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime.