Ju zbulojmë ushqimin që e gjen në pothuajse çdo vakt të Vladimir Putin!

vovalbania October 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju zbulojmë ushqimin që e gjen në pothuajse çdo vakt të Vladimir Putin!

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka një pasion të madh sa i përket ushqimit. Ai është i fiksuar pas akullores, një ushqim që e gjen pothuajse në çdo vakt të tij. “Russia from the kitchen”, një libër i Witold Szablowski për historinë gastronomike të vendit, tregon se në të gjitha ëmbëlsirat që mbërrijnë në tryezën e Putinit ka të paktën një akullore.

Në të njëjtin libër, tregohet momenti në të cilin Vladimir Putin i shërbeu Presidentit të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko. Atë ditë, ata gatuan sallatë kungulli me domate dhe djathë, fileto kallamari me pure karotash, supë bizele dhe quinoa. Për pjatën kryesore, Putin zgjodhi një fileto viçi të bardhë me presh të pjekur dhe për ëmbëlsirë, shërbet mandarine dhe tortë me luleshtrydhe.

Ndërkohë, 3 vite më parë, pas takimit zyrtar dhe vizitës në Panairin e Aviacionit, Vladimir Putin vendosi të qeraste me akullore homologun turk Recep Tayipp Erdogan. Gjyshi i Vladimit, Spiridon Putin, ishte kuzhinier dhe mendohet se gatuante për Leninin dhe Stalinin. Në një dokumentar televiziv në vitin 2018, Putin tha se gjyshi i tij punoi në institucione të rëndësishme në Shën Pjetërburg, si restoranti i hotelit të famshëm Astoria.

Ndërkaq, rikujtojmë, se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë së fundmi se beson që Rusia mund të jetë duke paguar dronët iranianë, me ofrim të ndihmës për programin bërthamor të Iranit. Duke iu adresuar një konference të organizuar nga e përditshmja izraelite, Haaretz, Zelensky ka përsëritur kërkesën e tij ndaj Izraelit për pajisje për mbrojtje raketore, “Kupola e Hekurt”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE