Mos ‘guxoni’ të pranoni dhurata nga këta lloje njerëzish e aq më tepër t’i sillni në shtëpi!
Ekspertët e Feng Shui besojnë se çdo objekt mbart energji dhe duke e mbajtur atë në shtëpi, ne e transferojmë atë energji në shtëpinë tonë. Prandaj, sipas tyre, duhet të kemi kujdes se çfarë sjellim në shtëpi dhe dhuratat e kujt i pranojmë dhe mbajmë. Besohet se gjëja më e keqe që mund të sillni në shtëpi është një dhuratë nga një person ziliqar dhe i lig. Ky artikull, sipas besimit, do të sjellë shpejt grindje në shtëpi, madje edhe sëmundje, divorc.
Besohet se njerëzit që ju kanë zili dhe nuk janë aspak të lumtur për suksesin tuaj qoftë në familje apo biznes do të jenë të parët në radhë për t’ju sjellë një dhuratë. Energjia negative e dhënësit transferohet edhe tek objekti, i cili vepron në heshtje, por fuqishëm nga cepi i shtëpisë tuaj. Hidheni atë send pa asnjë pendim dhe mos e vendosni në papafingo, bodrum, thjesht hidheni! Disa besojnë se është më mirë të digjen sende të tilla.
Ndërkaq, përvjetori juaj apo një datë e rëndësishme po afron dhe po mendoni se çfarë mund t’i dhuroni partnerit tuaj? Besimet thonë se nuk duhet të bëni kurrë dhuratë një orë. Edhe pse objektivisht është një shenjë e mirë e vëmendjes, më mirë të zgjidhni një dhuratë tjetër. Domethënë, besimet thonë se nëse një vajzë i jep një orë një djali, ose e kundërta, ata do të ndahen. Ora përfaqëson numërimin mbrapsht për ndarjen dhe sipas këtij besimi, duhet të shmangni blerjen e këtij artikulli si dhuratë.