Protesta e opozitës, më 12 nëntor!

vovalbania October 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protesta e opozitës, më 12 nëntor!

Më 12 nëntor, opozita do të thërrasë protestë. Në selinë blu, kryetari demokrat Berisha u shpreh se PD, PL e të tjera forca opozitare, nisin atë që e cilësoi “betejën e madhe kundër regjimit të urryer, regjimit të narkoshtetit të parë dhe të vetmit në Europë, të partisë shtet, regjimit të Edi Ramës”. Ai tha se “shqiptarët do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria”.

Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës. Po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale të krijuar nga vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të qytetarëve shqiptarë. Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjen me regjimin e partisë-shtet.

Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.

Ky është një armik i egër i votës së lirë, ky është një plaçkitës i paskrupullt përmes shtetit elektoral, patronazhistëve të kuq dhe bandave kriminale e parave të drogës. Ky është një armik i egër i interesit të shqiptarëve. Se cili është Edi Rama e ka marrë vesh çdo shqiptar në Shqipëri dhe jashtë.

Deklaratat e tij se do zëvendësojë punëtorët shqiptarë me punëtorë të marrë nga Bangladeshi, në të vërtetë trafik i turpshëm i qenieve njerëzore, deklaratat e tij se nuk do lejojë në universitete nxënësit me nota të ulëta, se do marrë jashtë studentë, deklaratat e tij se ikin, por fajin e ka Gjermania, janë dëshmi e zbatimit nga ana e tij të politikës së Vaso Çubrolloviçit. Nga viti 2014 deri më sot, janë larguar nga Shqipëria 27 % e materies shqiptare. Nuk ka luftë civile që në një hark kohor të tillë të shkurtër, të ketë larguar nga vendi 27 përqind të kombit apo shoqërisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE