Çfarë ndodhi mes Megit dhe Borës?! E ftuar në “Wake Up”, Megi Pojani sqaron gjithçka: “Bora po më mbronte…”

vovalbania October 27, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi mes Megit dhe Borës?! E ftuar në “Wake Up”, Megi Pojani sqaron gjithçka: “Bora po më mbronte…”

Të ftuar në Wake Up ditën e sotme ishin Megi Pojani dhe Jurgen Bala, një nga çiftet konkurrente të Dancing With The Stars. Dyshja u shpreh për rrugëtimin e tyre magjik në show, i cili sigurisht që ka edhe vështirësi dhe sakrifica të shumta. Ndërkohë, ata treguan edhe për raportin e tyre të ngushtë, edhe pas kamerave.

Kujtojmë, se u aludua për një zënkë mes Bora Zemanit dhe Megi Pojanit nisur nga një batutë të premten e kaluar. Megi mohon të ketë një prapaskenë mes dy vajzave dhe thotë se gjithçka është në rregull.

Jam zgjuar dhe kur e kam parë më është dukur çmenduria më e madhe. Unë e vlerësoj se ndërhyrja e Borës ishte shumë me vend. Bora po më mbronte, por kjo gjë do zgjaste debatin me jurinë…

Por me kë çifte e ka konkurrencën më të fortë Megi dhe nga cili prej tyre ka më shumë frikë?!

Mendoj që në këtë pikë, kuptohet se kush janë çiftet që kanë më shumë potencial. Unë kam besim shumë të fortë që do jem një nga ata njerëz që do vërehet progresi në vazhdim. E di që më shohin si konkurrente të fortë, por do bëhem edhe më e fortë.

Dhe si e ka pritur familja e Megit pjesëmarrjen e saj në DWTS?

Mami është shumë e lumtur, babi ditën e tangos nuk më mori në telefon fare për rreth 5 ditë, te kërcimi në shtrat. Kur e pa vetë e pëlqeu…

Edhe pse ka ende kohë deri në finale, Megi dhe Jurgeni na zbulojnë se kujt do t’i dedikonte fitoren secili prej tyre nëse kjo dyshe do të triumfonte në finalen e DWTS.

(Megi) Unë mendoj që jam multidimensionale. Vetes do ia dedikoja fitoren. Mendoj që i kam dedikuar shumë gjëra njerëzve të tjerë. Këtë gjë vërtet dua ta bëj për veten sepse ëstë një gjë që më sfidon në aspekt personal. Dua të surprizoj veten në radhë të parë.

(Jurgen) Sigurisht që fitorja i dedikohet Megit, meritat janë të Megit. Unë vërtet shikoj potencial te Megi, por ardhja për mua në Shqipëri është sakrificë, unë lashë Amerikën u riktheva në Shqipëri pas 4 vitesh. Unë atje kam bërë trajnime me balerinë që kërcejnë me DWTS në Amerikë.

Lidhur me jetën personale, Megi u shpreh si më poshtë.

Jam shumë hermetike. Nuk ka asgjë për të ndarë. Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE