Qeveria Meloni merr edhe “OK” e Senatit Italian!
Pas betimit të fundjavës në Presidencë, si dhe marrjes së detyrës nga Mario Draghi, qeveria e re e Italisë e drejtuar nga liderja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni mori votën e dytë e të fundit të besimit. Gjatë votimit në Senat, Meloni dhe kabineti që drejton siguruan shumicën e nevojshme absolute. Më parë ishte Dhoma e Deputetëve që votoi në favor të aleancës së të re të djathtë.
Në Senatin më të vogël, 115 nga 200 deputetët e pranishëm votuan për Melonin, e cila mori detyrën si e para grua në krye të qeverisë së Italisë. Praktikisht, suksesi në Parlament ishte i siguruar për 45-vjeçaren, pasi koalicioni i saj mban shumicën në të dyja dhomat. Në sallë, 235 nga 389 ligjvënës të pranishëm votuan për Melonin.
Ndërsa deklaroi mbështetjen për Europën e për ankorimin e Italisë në aleancat ndërkombëtare, në të njëjtën kohë njoftoi propozime për të ndryshuar disa rregulla, siç është Pakti i Rritjes dhe Stabilitetit të BE-së, i cili përcakton mënyrën si vendet anëtare duhet të ndjekin financat publike.
Gjithashtu, përshkroi planet për të parandaluar ardhjet e emigrantëve nga vendet e Afrikës së Veriut që të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm nëpër Detin Mesdhe. Në fushatën zgjedhore, kryeministrja e re e Italisë u zotua që të ndërpresë pak a shumë rrymat e emigracionit që në Itali vijnë nga Afrika e Veriut, nëpërmjet detit.
Ne propozojmë krijimin e një bllokade detare, sepse siç e kemi shpjeguar me mijëra herë, kemi të bëjmë me një mision të përbashkët europian me shtetet e Afrikës Veriore, për të ndaluar së bashku tregtinë e mishit të bardhë dhe për të krijuar në territorin afrikan qendra që të vihen nën administrimin e përbashkët. Atje duhet të bëhet kontrolli i kërkesave për azil në Bashkimin Europian e duhet të merret vendimi se kush ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare dhe kush jo.