Riregjistrimi i targave në Kosovë, Vuçiç: Nuk dorëzohemi, KM mbetet!

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Riregjistrimi i targave në Kosovë, Vuçiç: Nuk dorëzohemi, KM mbetet!

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, thekson se “serbët në Kosovë nuk do të heqin dorë nga targat KM (Mitrovicë e Kosovës)”, duke paralajmëruar “rezistencë” nëse pas 31 tetorit, Kosova konfiskon targat e makinat. Pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, Vuçiç deklaroi:

Nuk ka dorëzim, KM mbetet! Plani i tyre është që ato makina të largohen, duke moslejuar që të kthehen në territorin e Kosovës! Kjo do të hasë në rezistencën demokratike nga populli serb. Shteti nuk do të lejojë persekutimin dhe vrasjen e popullit të Serbisë! Jemi të gatshëm t’i vazhdojmë bisedimet, por ka gjëra që nuk mund t’i pranojmë. Ne i kemi njoftuar për këtë, nuk do të hyj në detaje. Pranojmë targat neutrale ndaj statusit – KS, por pala kosovare nuk dëshiron të dëgjojë për to.

KM janë në mesin e disa lloje targash me akronime serbe për qytetet e Kosovës e që Serbia i lëshon për serbët në Kosovë. Por, ato konsiderohen “ilegale” nga Prishtina.

Më 31 tetor mbyllet afati për riregjistrimin e makinave, përkatësisht konvertimit të targave serbe në ato RKS – Republika e Kosovës. Ndërkombëtarët që nuk duan tensionime të reja të situatës, po i bëjnë thirrje kabinetit Kurti, të shtyjë me 10 muaj zbatimin e vendimit.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës raportoi incidente, me sulme ndaj atyre pak serbëve që pranuan konvertimin e targave, duke respektuar afatet e lëna nga qeveria.

Serbia dhe strukturat ilegale në veri, po tentojnë të frikësojnë qytetarët, që po i konvertojnë targat. Propaganda e krerëve të shtetit serb, përfshirë presidentit të Serbisë dhe veprimet e strukturave ilegale ekstremiste e grupeve kriminale janë të koordinuara dhe në shërbim të njëra-tjetrës drejt qëllim të frikësimit të qytetarëve tanë në veri.

Një rreshteri të Policisë së Kosovës në veri, i cili konvertoi targat, në orët e mbrëmjes iu sulmua shtëpia dhe iu dogj një pjesë e saj.

Në Zveçan, një qytetari serb iu dogj një depo, pasi riregjistroi makinën e djalit të tij dhe po ashtu, një banori në komunat në veri, pas riregjistrimit, mbrëmë iu dogj vetura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE