Tanimë libri i Princit Harry e ka një datë publikimi!
Libri i Princit Harry do të publikohet zyrtarisht më 10 janar 2023, ‘sipas New York Times’. Libri me kujtime fillimisht pritej të dilte në vjeshtën e vitit 2022, por data e publikimit të tij u shty për në fund të këtij viti për shkak të shqetësimeve të minutës së fundit në lidhje me përshtatshmërinë e një materiali të caktuar.
Sipas ‘The Sun’, Harry ka punuar në minutën e fundit për të redaktuar disa seksione dhe është shqetësuar për ndjeshmërinë e disa materialeve, veçanërisht në ditën e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Data u shty më tej pas vdekjes së gjyshes së tij të ndjerë. Në atë kohë, autori mbretëror Tom Bower raportoi se libri do të publikohej deri në Pashkët e vitit 2023.
Kujtojmë që Princi Harry ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut për tensionet familjare që nxitën largimin e tij të famshëm mbretëror në 2020, veçanërisht duke filluar me intervistën e tij bombë në mars 2021 me Oprah Winfrey së bashku me gruan e tij, Meghan, Dukeshën e Sussex.
Rikujtojmë, se së fundmi Meghan Markle ka dhënë një intervistë të re dhe la të kuptohej se vdekja e mbretëreshës ishte e komplikuar për Princin Harry mes çështjeve të vazhdueshme me Mbretin Charles III dhe Princin William. Dukesha e Sussex-it diskutoi një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë konceptet e gabuara rreth saj që kur u martua me Harry-n në vitin 2018, duke pretenduar se historia e tyre e dashurisë kishte frymëzuar botën sepse njerëzit e duan dashurinë.
Ndërkaq, seriali i shumëpritur i Princit Harry dhe Meghan Markle më në fund ka një datë publikimi. Së fundmi është vendosur që premiera të publikohet këtë vit dhe është planifikuar që të dalë në muajin dhjetor në rrjetin e transmetimit Netflix.