Ka ende shpresë për të shpëtuar martesën e tyre?! Gisele Bundchen i jep një ultimatum Tom Brady-t!
Të tjera detaje kanë dalë në dritë së fundmi nga procesi i divorcit mes Gisele Bundchen dhe Tom Brady. Gisele thuhet se i dha bashkëshortit të saj një ultimatum që kërcënonte t’i jepte fund martesës së tyre. Një burim pranë çiftit ka thënë për mediat se:
Gisele i tha Tom ose ai e lë futbollin për të kaluar kohë me familjen, ose ajo do të largohet përgjithmonë. Ajo nuk dëshiron që ai të vazhdojë të lëndohet dhe të mos jetë në gjendje ta shijojë jetën në të ardhmen. Ajo po e bën atë për familjen e saj.
Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që NFL ‘futet’ mes çiftit. Mediat e huaja publikuan lajmin në shtator se modelja dhe futbollisti, kishin hyrë në një “luftë epike” për vendimin e tij për të dalë në pension nga futbolli profesionist. Një burim u shpreh nëatë kohë se:
Gisele ka qenë gjithmonë me fëmijët. Ata kishin rënë dakord që ai do të tërhiqej për t’u fokusuar te familja, më pas ai ndryshoi mendje.
Në fillim të këtij viti, ylli i Tampa Bay Bucaneers u tërhoq për një kohë të shkurtër, por në njoftoi se po kthehej në sport pas vetëm 40 ditësh. Në muajin mars ai lajmëroi nëpërmjet një postimi në Twitter:
Këto dy muajt e fundit kam kuptuar se vendi im është ende në fushë dhe jo në tribuna. Ajo kohë do të vijë. Por nuk është tani. I dua shokët e mi të skuadrës dhe e dua familjen time mbështetëse. Ata i bëjnë të gjitha të mundshme. Po kthehem për sezonin tim të 23-të në Tampa.
Dyshja e njohur Tom Brady dhe Gisele Bündchen, të cilët kanë jetuar të ndarë nga njëri-tjetri javët e fundit, kanë punësuar secili avokatë divorci, këtë ka pohuar të paktën burim i afërt me ta për CNN. Ndërkaq, së fundmi Tom Brady është parë pa unazën e martesës teksa largohej nga hoteli përpara ndeshjes së Tampa Bay Buccaneers të dielën mbrëma në Pensilvani. Qendërmbrojtësi, mbante një çantë të madhe në dorën e majtë, por shihej pa unazë.
Ish-partnerja e Tom Brady-t, Bridget Moynahan, shkroi në mediat sociale për të ndarë një citim për fundin e marrëdhënieve nga terapistja Vienna Pharaon. Mesazhi i saj vjen mes thashethemeve se Brady është në prag të divorcit me gruan e tij Gisele Bundchen dhe mund të interpretohet si një gërmim ndaj yllit të NFL.