Shfaqja e dashurisë në publik, studimi i fundit tregon se përse disa çifte zgjedhin ta bëjnë këtë!
Mbajtja për dore, puthja në buzë dhe përkëdhelja janë vetëm disa nga veprimet me të cilat çiftet tregojnë dashuri në publik. Studimi i publikuar së fundmi në revistën ”The Journal of Sex Research” ka zbuluar që ekziston një motivim interesant pas kësaj sjelljeje. Arsyeja kryesore se përse ju e bëni këtë është për të përmirësuar imazhin tuaj para të tjerëve dhe për t’i treguar botës se çfarë personi mund të joshni në kuptimin romantik.
Hulumtimi është bërë në Universitetin e Kansasit me 349 persona nga mosha 17 deri 35 vjeç. Psikologët thonë që shumica e çifteve kanë nevojë që të tjerët ta shohin lidhjen e tyre romantike, prandaj fotografitë e tyre të përbashkëta i publikojnë në rrjetet sociale dhe e deklarojnë publikisht dashurinë në Instagram apo Faceebok.
Ndërkaq, të biesh në dashuri mund të ndihmojë në rikuperimin e dëmeve shkatërruese të Alzheimerit. Kjo është të paktën ajo që sugjeron një studim i ri japonez. Studimet e mëparshme mbi indin e trurit të minjve të ngordhur zbuluan se oksitocina, i ashtuquajturi hormon i dashurisë, ishte në gjendje të kundërshtonte disa nga dëmtimet e shkaktuara nga Alzheimer.
Zbulimi ngjalli shpresë se trajtimet mund të zhvillohen për të ndihmuar miliona njerëz që vuajnë nga gjendja e humbjes së kujtesës. Dihet se komunikimi është çelësi i çdo marrëdhënieje. Megjithatë, disa gjëra nuk duhet t’ja thoni partnerit. Këtu, mbi të gjitha, nënkuptojmë fjalëkalimet e rrjeteve sociale. Ndarja e tyre me partnerin është tërësisht e panevojshme dhe mund të shkaktojë edhe më shumë grindje, në rastin kur sheh diçka që nuk i pëlqen apo diçka e interpreton gabimisht.