Akuzat e Berishës, Rama: Udhëtimet e mia kushtuan më pak se gjysma e shpifarakut!

vovalbania October 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzat e Berishës, Rama: Udhëtimet e mia kushtuan më pak se gjysma e shpifarakut!

Në një tjetër reagim në përgjigje të akuzave të opozitës për vlerën e lartë të fluturimeve me avionë charter, kryeministri Rama publikon në Twitter shifrën për 2020-ën, duke bërë një krahasim me vitin 2012 kur kryeministër ishte kryetari demokrat Berisha. Në postimin e tij, shefi i qeverisë shkruan:

Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë:

2012 226.893 Lek të reja

2020 193.331 Lek të reja

Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionit promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!

Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionit promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian,udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve më pak se gjysma e udhëtimeve të shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë,kur fatkeqësisht ishte kryeministër!

— Edi Rama (@ediramaal) October 29, 2022

Një ditë më parë, në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha akuzoi Ramën për udhëtimet me avionë dhe i kërkoi të japë dorëheqje:

Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje, 54 i ka kryer përpara themelimit të “Air Albania”, pra ka marrë nga kompanitë e charter-ave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij. Të gjitha fluturimet e tjera, Edi Rama i ka bërë përsëri me avion taksi, me “Ismailin” e pasionuar, që flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit.

“Ismaili” është një avion i “Air Albania”-s, dhuratë e presidentit Erdogan. Por problemi është se karburantin, parkingun, rrogat e pilotëve, stjuardesave, që shkon 150 mijë euro një udhëtim, i paguajnë baballarët e atyre që kalojnë me gomone La Manshin.

Ai do japë sqarime deri më një, shqiptarët nuk do ia falin këtë abuzim, që shkon në të paktën 22 milion euro, që tejkalon jashtë çdo lloj limiti, abuzivitetin më maksimal.

Avion në dispozicion kanë emirë e sheikë, por zor të gjendet një prej tyre që ka fluturuar 137 herë me avion në dispozicion. Këtu është përdorur avioni në mënyrën më abuzive. Edi Rama duhet të japë dorëheqje e të mos presë ta heqin qytetarët e zemëruar shqiptarë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE