Çdo gjë mori fund, Gisele Bundchen dhe Tom Brady zyrtarizojnë divorcin e tyre!
Martesës 13-vjeçare të Gisele Bundchen dhe Tom Brady, i erdhi fundi. Lajmin e bënë të ditur vetë ata nëpërmjet disa postimeve në rrjetet e tyre sociale.
Të dy ata thanë se kishin “mirënjohje” për kohën e kaluar së bashku dhe se vendimi ishte marrë “miqësisht”. Brady shkroi në postimin e tij:
Ditët e fundit, unë dhe bashkëshortja ime finalizuam divorcin pas 13 vitesh martesë. Ne arritëm në këtë vendim në mënyrë miqësore dhe me mirënjohje për kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin. Jemi të bekuar me fëmijët tanë të mrekullueshëm, të cilët do të vazhdojnë të jenë qendra e gjithë botës sonë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë si prindër, për t’u siguruar se ata do marrin të gjithë dashurinë dhe vëmendjen që meritojnë. Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit teksa ndjekim kapituj të rinj të jetës sonë.
Nga ana tjetër, ka reaguar edhe Gisele. Nëpërmjet postimit të saj ajo u shpreh se prioriteti i tyre do të jenë gjithmonë fëmijët.
Me shumë mirënjohje për kohën e kaluar së bashku, unë dhe Tom kemi finalizuar divorcin tonë. Prioriteti im kanë qenë gjithmonë dhe do të vazhdojnë të jenë fëmijët tanë, të cilët i dua me gjithë zemër. Vendimi për t’i dhënë fund një martese nuk është kurrë i lehtë, por ne jemi ndarë dhe, ndonëse është, sigurisht, e vështirë të kalosh diçka të tillë, ndihem e bekuar për kohën që kaluam së bashku dhe i uroj gjithmonë të mirat Tom-it.
Më herët, Gisele thuhet se i dha bashkëshortit të saj një ultimatum që kërcënonte t’i jepte fund martesës së tyre. Një burim pranë çiftit ka thënë për mediat se:
Gisele i tha Tom ose ai e lë futbollin për të kaluar kohë me familjen, ose ajo do të largohet përgjithmonë. Ajo nuk dëshiron që ai të vazhdojë të lëndohet dhe të mos jetë në gjendje ta shijojë jetën në të ardhmen. Ajo po e bën atë për familjen e saj.