Donald Trump: I lumtur që Twitter jo më në duart e të çmendurve të majtë/Po llogaria e Kanye West?

vovalbania October 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald Trump: I lumtur që Twitter jo më në duart e të çmendurve të majtë/Po llogaria e Kanye West?

“Jam shumë i lumtur që tani Twitter është në duar të shëndosha e nuk do të drejtohet më nga të çmendurit e majtë radikalë dhe maniakët që e urrejnë vendin tonë”. Me këto fjalë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti blerjen e Twitter-it nga Elon Musk, por pa dhënë shenja nëse do të kthehet apo ajo në platformë, ndonëse Musk-u ia ka dhënë dritën jeshile.

E DUA TË VËRTETËN! Do të jetë më mirë nëse arrin të heqë qafe robotët dhe llogaritë e rreme që e kanë lënduar aq keq.

“Blerja e Twitter-it nga Musk ka hapur kutinë e Pandorës”, tha grupi Ultraviolet në një deklaratë, gjithashtu duke i kërkuar Musk-ut, drejtuesit të Twitter-it dhe bordit të drejtorëve të kompanisë, që të vazhdojnë të zbatojnë ndalimin e Trump-it nga platforma, si dhe të ekstremistëve të krahut të djathtë e supremacistëve të bardhë.

Më herët, mediat raportuan se Kanye West, reperi i njohur ligjërisht si Ye, dukej se ishte kthyer në Twitter pasi llogaria e tij u mbyll në fillim të këtij muaji, për shkak të postimeve antisemitike në platformën e mediave sociale. Por, nuk pati asnjë provë që të sugjeronte se statusi i llogarisë së tij ndryshoi ose se Musk luajti rol e nuk kishte asnjë shenjë të aktivitetit të fundit.

Twitter-i nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nëse Ye u kthye në platformë. Reperi i njohur edhe si stilist, gjithashtu u pezullua nga Instagrami.

Ndërkohë, dhjetëra profile ekstremiste postuan sharje racore e imazhe naziste, teksa shprehnin mirënjohje ndaj Musk-ut. Disa përdorues reaguan ndaj lajmit duke kërcënuar se do të largoheshin dhe të tjerë u vunë në lojë për këtë. “Elon” dhe “fshirje” u shfaqën si fjalët kryesore që dje qarkullonin në Twitter, ndërsa përdoruesit diskutuan pasojat.

Spekulimet përshkuan platformën. Disa shqetësoheshin se numri i ndjekësve në Twitter po binte, duke teorizuar se Twitter-i mund të ishte duke pastruar llogaritë robotë. Përdorues të tjerë postuan raporte të paverifikuara se numri i “pëlqimeve” të tyre po pakësohej.

Jennifer Grygiel, eksperte e mediave sociale dhe profesore në Universitetin e Syracuse-s deklaroi:

Elon Musk bleu një platformë, ai nuk bleu njerëz!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE