Evropa vuan nga obeziteti, propozohet taksë për sheqerin!
70 për qind e popullsisë evropiane është obeze, tha drejtori i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Serbi, Fabio Scano.
Ai tha për ‘Tanjug’ se rreth 1.9 miliardë njerëz në botë kanë probleme me obezitetin, i cili është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, kancerin, problemet e frymëmarrjes dhe diabetin. Ky problem sipas tij, prek më shumë fëmijët.
Skano tregon se edukimi duhet të fillojë sa më herët, kur bëhet fjalë për fëmijët, nga kopshti për të formësuar atë sjellje të shëndetshme, si të ushqehemi shëndetshëm.
“Por ne kemi nevojë edhe për një politikë që mund të përfshijë një taksë sheqeri, e cila do të ishte shumë e rëndësishme dhe e rëndësishme për qytetet ku njerëzit kanë më pak mundësi për aktivitet fizik. Gjithashtu, në këtë proces duhet të përfshihet edhe sistemi arsimor dhe sigurisht ushtrimet fizike dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Arsimi është arma jonë më e mirë, por nuk ka asnjë recetë për zgjidhjen e problemit të obezitetit, që sigurisht është një nga prioritetet bazë në çdo shoqëri, për të gjetur një zgjidhje”, tha Scano.
Shkalla e popullsisë obeze në Europë është më e lartë sesa në çdo rajon tjetër të OBSH-së, me përjashtim të Amerikës.
Pandemia COVID-19 duket se vetëm sa e ka përkeqësuar situatën, thotë drejtori i OBSH-së për Europën, Dr. Hans Henri Kluge.
“Njerëzit që vuajnë nga obeziteti kishin më shumë gjasa të sëmureshin rëndë me COVID-19, ku përfshihet dhe numri i të shtruarve në pavijonin e përkujdesjes intensive dhe viktimat e raportuara”, tha Dr. Kluge.
Sipas tij, ndalimi i lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë, mbyllja e shkollave dhe puna nga shtëpia mund të jenë disa nga faktorët kryesorë që kanë çuar drejt këtyre shifrave.
Raporti i ri përmblodhi statistikat e 53 shteteve europiane dhe është raporti i parë i OBSH-së mbi obezitetin në Europë që nga 2007.