Horror në Korenë e Jugut, 120 të vdekur e 150 të plagosur nga festa e Halloween-it!
120 persona, sipas shifrave zyrtare deri tani, kanë humbur jetën për shkak të turmës së madhe me njerëz, të mbledhur në një prej zonave më të njohura të jetës së natës në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Sipas asaj që shkruan BBC, videot e publikuara në mediat sociale tregojnë njerëzish pa ndjenja që trajtohen në rrugë nga shërbimet e urgjencës, në zonën e Itaewon të qytetit.
Mesazhet e mediave sociale të postuara më herët në mbrëmje tregojnë disa njerëz që vërejnë se zona e Itaewon ishte aq e mbushur me njerëz sa ndihej e pasigurt. Pesëdhjetë e nëntë persona kanë vdekur në një përplasje mes turmave të mëdha të Halloween në një zonë popullore të natës të kryeqytetit të Koresë së Jugut, thonë zyrtarët.
Agjencia e lajmeve Yonhap citoi shërbimet e urgjencës duke thënë se 150 të tjerë ishin plagosur. Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë çanta në rrugë, punonjës të urgjencës që kryejnë CPR dhe shpëtimtarë që përpiqen të tërheqin njerëzit e bllokuar nën të tjerët.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentin. Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent.
Raportohet se kishte 100,000 persona ishin mbledhur për t’u argëtuar në zonë. Kjo ishte festa e parë e Halloëeen-it pa maska që nga pandemia.