Ja se si e kalon ditën e shtunë Dojna Mema!
Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.
Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e familjes së saj, e këtë të shtunë moderatorja nuk ka nguruar të na tregojë se sa bukur e ka kaluar ditën krah familjes së saj. Me anë të disa fotove të postuara në Instagram bukuroshja na ka treguar se është larguar nga Tirana për të kaluar pak momente relaks buzë detit, ku shfaqet me djalin e saj, Nolan në krahë. Në postim Dojna shkruan:
E shtuna që s’do lodhesha ta jetoja çdo të shtunë të jetës sime
Në një nga postimet e fundit të saj në Instastory. Moderatorja na ka treguar se ditën e sotme ka bërë shopping me Vlashentin, ku na ka treguar edhe ‘fiksimin’ e tij, të cilin askush nuk e dinte por që janë bluzet me vija dhe se ai asnjëherë nuk mjaftohet me to.
E padyshim tanimë dhe bisedat ‘online’ që ajo bën me ndjekësit nuk mund që të mos lidhen me të birin dhe në ‘Ask-un’ më të fundit një prej tyre e ka pyetur bukuroshen nëse e ka menduar se si do të sillet me nusen e saj. Edhe pse Nolan është ende shumë i vogël, prezantuesja e ka të qartë përgjigjen e kësaj pyetje.