Kur gratë mbështesin dhe frymëzohen nga njëra-tjetra, Karol G vjen me një dedikim për Rihanna-n!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Kur gratë mbështesin dhe frymëzohen nga njëra-tjetra, Karol G vjen me një dedikim për Rihanna-n!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10//kur-grate-mbeshtesin-dhe-frymezohen-nga-njera-tjetra-karol-g-vjen-me-nje-dedikim-per-rihanna-n.jpg)
Diva e muzikës pop Rihanna është rikthyer. Këngëtarja më në fund ka publikuar pas 6 vitesh këngën e saj më të re të titulluar “Lift Me Up”, muzika e saj e parë ‘solo’ që nga albumi “Anti” që u publikua në vitin 2016. Kënga është paraqitur në kolonën zanore të vazhdimit “Black Panther: Wakanda Forever” dhe i kushtohet aktorit të ndjerë Chadwick Boseman.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10//rikthehet-ylli-i-muzikes-pop-rihanna-publikon-kengen-e-saj-me-te-re.jpg)
Kthimi i Rihannas në muzikë ka qenë një nga ngjarjet më të mëdha të këtij viti. Është një rikthim në muzikë që vjen pas 6 vitesh pa publikuar këngë të reja dhe që ka gëzuar miliona fansat në mbarë botën, përfshirë edhe kolegen e saj, këngëtaren Karol G. Artistja kolumbiane u shpreh me dashuri dhe admirim për gruan që ka qenë gjithmonë frymëzimi i saj i madh. Nëpërmjet një postimi në Instastory artistja ka shkruar:
Rihanna, të dua! Shpresoj që një ditë të mund ta them personalisht! Nuk ka asnjë person në botë që më frymëzon më shumë se ti.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10/kur-grate-mbeshtesin-dhe-frymezohen-nga-njera-tjetra-karol-g-vjen-me-nje-dedikim-per-rihanna-n-635cc62cee1ca.png)
Rihanna paralajmëroi për këngën disa herë në fillim të javës dhe para dy ditësh njoftoi datën e publikimit së bashku me një portret bardh e zi. Artistja dhe partneri i saj ASAP Rocky disa ditë përpara publikimit të këngës morën pjesë në premierën e “Black Panther: Wakanda Forever” në Los Angeles.
Kjo ishte dalja e parë në tapetin e kuq për çiftin që kur ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë, në maj të këtij viti. “Lift Me Up” erdhi për fansat e themelueses së “Fenty Beauty”, të cilët nuk kanë dëgjuar asnjë muzikë të re nga ylli që nga albumi i saj i 8-të.