Mblidhnin ullinj, dy viktima në Vlorë e Ksamil!
Rrëzimet aksidentale ndërsa mblidhnin ullinj, sot iu kushtuan jetën dy personave në Vlorë e në Ksamil. Në fshatin Bestrovë të Vlorës humbi jetën një 65-vjeçar, ndërsa në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar jugor, mbeti i plagosur një punonjës gjelbërimi, për shkak se u rrëzua nga pema që po krasiste. I lënduari u dërgua në spital ku gjendet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Po sot, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.
Gjatë mbledhjes së ullinjve, po aksidentalisht gjeti vdekjen edhe një shtetas 62-vjeç, në lagjen nr.1 të Ksamilit.
Njoftimi policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.